news

Pirro pizevengu krrupsi MILIONA € si drejtor në Portin e Durrësit me favoret që u bëri oligarkëve

Një raport i bujshëm i Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbërthy­er atë që kon­sidero­het si një nga menax­himet më skan­daloze të një insti­tu­cioni pub­lik gjatë viteve të fun­dit, duke vënë në shën­jestër ish-Drej­torin e Përgjithshëm Ekzeku­tiv të Autoritetit Por­tu­al Dur­rës, Pir­ro Ven­gu, aktu­al­isht deputet i PS.8 MILIONË € janë të ard­hu­ra të munguara, dëmi ekonomik kalon shifrën e 200 MIJË € e shkel­jet finan­cia­re arri­jnë në disa mil­ionë.

Ndonëse reko­mandi­mi për “shkarkim nga detyra” vjen pasi Ven­gu është larguar nga insti­tu­cioni, dëmi finan­ciar dhe shkel­jet e kon­stat­u­ara në auditim ekspo­zo­jnë një skemë fla­grante të favorizim­it të pri­vatit në dëm të arkës së shtetit.

Vetëm nga dhë­nia e Ter­mi­nalit të Kon­te­jn­erëve për kom­pan­inë “Mariner Adri­atik” pa kritere dhe duke i blerë shteti vinçat me para pub­like për t’ia dhënë falas pri­vatit, shteti u zhvat me 6.8 MILIONË €.Ten­der­at e vinçave të fitu­ar nga kom­pa­nia “Hydropow­er” u shoqëru­an me 18 page­sa ilicite pa faturë tati­more, duke lënë pa deklaru­ar në kohë 2.3 MILIARDË Lekë TVSH.

Kom­pan­itë ofru­an dhe fitu­an në lekë, por u paguan në euro duke manip­u­lu­ar kursin e këm­bim­it, një manovër që i kush­toi shtetit një dëm të drejt­për­drejtë ekonomik prej 205 MIJË €.

Për­sa i për­ket skan­dalit të Por­to Romanos, u derd­hën 1.85 MILIONË € parad­hënie në shkel­je të rreg­ullave dhe nuk u aplikua asnjë penalitet për vone­sat e kon­trak­tori, duke shkak­tu­ar një efekt neg­a­tiv prej 549 MIJË €.

Për­sa i për­ket hapësirës por­tuale falas… Kom­pa­nia “REDI” ShPK shfry­të­zoi 17,500 metra katrorë ter­ri­tor por­tu­al pa kon­tratë të rreg­ullt, duke i shkak­tu­ar por­tit 88.6 MILIONË Lekë të ard­hu­ra të munguara.

Kjo nuk është thjesht një listë shkel­jesh admin­is­tra­tive, por kro­ni­ka e një vendim­mar­rje­je të ster­il­izuar nga trans­paren­ca, ku fondet e tak­sapaguesve shqip­tarë u për­dorën për të pasu­ru­ar kon­trak­torë pri­vatë.

Nga ten­derët e para­cak­tu­ar te fat­u­rat e zhduku­ra dhe manip­ulimet e kur­se­ve val­u­tore, por­ti më i madh i ven­dit është tra­j­tu­ar si pronë pri­vate, ndër­sa faturën e këtij keq­me­nax­hi­mi kolos­al e pagua­jnë sër­ish qyte­tarët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading