news

Protesta që Rama kërkon ta barazojë me “puplat” e flamingove

Nga Boldnews.al

I ndod­hur për më shumë se 55 ditë rresht në protes­ta të vazh­dueshme nga qyte­tarët, kryem­i­nistri ten­toi të devi­jo­jë qël­lim­isht, qël­lim­in dhe objek­tivin e protestës. Revol­ta qytetare nuk është vetëm çësht­je mjedis­ore, as shpendësh, por nisi prej tyre dhe pyet­ja krye­sore që ngri­het është nëse do të bitiset shpe­jt me kërkesën krye­sore për dorëhe­q­jen e kreut të qev­erisë Rama.

Më mirë se kush­do tjetër këtë e ndjen vetë Rama i cili në lojë e tij për të dalë nga kjo sit­u­atë pa kthim është të defor­mo­jë qël­lim­in krye­sore të pretestës që është largi­mi jo vetëm i tij por gjithë kastës së vjetër poli­tike, të asaj që nji­hei si peri­ud­hë trazi­cioni, por që po zgjat prej gati katër dekadash.

“Kemi bërë protes­ta të mëd­ha për mje­disin, kjo, përtej çdo ekza­g­jer­i­mi e manip­uli­mi, apo instru­men­tal­iz­i­mi poli­tik që iu bashkëngjit protes­tave, është një arrit­je e mad­he e shoqërisë. Pra­nia e aq shumë njerëzve që shqetë­so­hen për pyjet dhe flamin­got ka ndryshuar, bashkë me Shqipërinë, edhe shoqëria. Para 10 viteve shi­h­n­im në hes­ht­je shkatër­rim­in e pyjeve”, tha Rama në një reag­im në rrjete sociale.

Në duk­je i qetë dhe një lloj babax­han­l­lëku për t’i dhënë fik­tivisht vlera protestës Rama po për­dor të gjithë for­mat e komunkim­it për t’i ori­en­tu­ar të tijët që të për­dori çdo for­më e plat­for­më në shuar­jen e zërit protestues.Kërkesat e protestuesve nuk janë vetëm mjedis­ore, por mirë­fill­tas poli­tike. Ten­ta­ti­va për t’i dhënë qël­lim ambi­en­tal është for­ma më mal­in­je që po për­dor kreu i qev­erisë që nuk është aq naiv sa të mos e kup­to­jë se dra­ma e tij po shkruhet me kohë, por derd­h­ja e qyte­tarëve në shesh çdo ditë tash­më pritet të për­cak­to­jë vetëm kohën që do të vihet në skenë.

Revol­ta nuk bëhet vetë për rua­jt­jen florës dhe faunës së shkatër­ru­ar nga betoni oli­garkik, ajo është paso­jë që vjen nga shkaku që qën­dron në god­inën e përhimtë në bule­vardin Dësh­morët e Kom­bit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading