news

Dyshohet se ishte pjesë e sherrit të Denis Tafilit në Shkallnur, AMP sekuestron armën e policit të Durrësit!

Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore ka sekuestru­ar armën e zjar­rit të efek­tiv­it të poli­cisë në Dur­rës, Leonard Xhamol­lari, me funk­sion ndih­mës spe­cial­ist në sal­lën e komandim­it, i cili dyshohet se është përf­shirë në një sherr, pjesë e të cilit u bë edhe 41-vjeçari Denis Tafili, i kërkuar nga SPAK.

Poli­ci ka qenë prezent në lokal kur ka ndod­hur sher­ri, por në deklarimet e tij para agjen­tëve të AMP-së është shpre­hur se nuk ka lid­hje me të kërkuar­in e SPAK, Denis Tafili.

Edi­son Gjuzi, i cili u dhunua me qytën e pis­to­letës nga Tafili, pre­tendon se ka parë efek­tivin e poli­cisë disa herë nën shoqërinë e Tafil­it dhe per­son­it tjetër që e dhunuan.

Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore është duke ver­i­fikuar kam­er­at e sig­urisë për të mësuar nëse efek­tivi ka favorizuar të kërkuar­in e SPAK, Denis Tafili.

Një njof­tim i poli­cisë, shp­je­gon se kon­flik­ti ka nisur për motive të dob­ta, ku Gjuzi është godi­tur me sende të for­ta (qytë pis­to­lete) nga shte­t­a­sit Tafili dhe një 27 vjeçar me ini­cialet G. M. Të dy banues në Shkall­nur, Dur­rës, të cilët pas ngjar­jes janë larguar me autom­jet. Pavarë­sisht post­bllo­qeve të ngrit­u­ra nga poli­cia, dysh­ja nuk është arrit­ur të kapet.

Në maj të këtij viti Prokuro­r­ia e Posaçme mbyl­li hetimet për grupin e Elvis Doçit, pjesë e të cilit është dhe Tafili. Grupi u godit një vit më parë falë opera­cionit të për­bashkët me autoritetet ital­iane, “Ura”.

Ndaj 24 anë­tarëve të grupit rën­do­jnë akuzat për trafik ndërkom­bë­tar kokaine, grup të struk­tu­ru­ar krim­i­nal dhe pastrim parash. gjatë ekzeku­tim­it të këtij opera­cioni janë sekuestru­ar edhe 4 mil­ionë euro cash dhe 12 mil­ionë euro pasuri, krye­sisht prona.

Në 21 maj të vitit të kalu­ar, kur u ndër­mor edhe opera­cioni, u ven­dos sekue­stro për mil­iona euro pasuri, përf­shirë 2 kom­pani ndër­ti­mi, 4 restorante luk­soze, 1 agjen­ci imo­bil­iare, 1 tele­vizion në Vlorë, të dyshuara se ishin finan­cuar nga trafiku ndërkom­bë­tar i drogës. Ndërko­hë, në vendin fqinj janë sekuestru­ar 9 aparta­mente, 4 kom­pani, 7 llog­a­ri bankare dhe 3 mak­i­na.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading