news

Gys shina do hedhë 16 MILIONË € për 4 km hekurudhë të trenave imagjinarë supersonikë

16 MILIONË € për 4 kilo­me­tra heku­rud­hë në letër… Kjo është fatu­ra e rad­hës e një prej pro­jek­teve më të keq­me­nax­huar në infra­struk­turën shqiptare, zgjat­ja e lin­jës Tiranë-Dur­rës drejt zem­rës së kryeqytetit.Tenderi me fond lim­it afër­sisht 16 MILIONË €, i shpal­lur në mua­jin maj 2026 si sht­esë objek­ti për të lid­hur Ter­mi­nalin e Trans­portit Pub­lik me Sta­cionin e Tren­it në fund të Bule­vardit të Ri, ka për­fun­d­uar në kosh të plehrave. Në Bule­tinin e Prokurimeve Pub­like kon­fir­mo­het ajo që ekspertët e ekonomisë dhe inx­hinierët par­ala­jmëronin, pasi nuk pati asnjë ofer­të të për­sh­tat­shme dhe zero garë reale.

Gara e vetme e paraqi­tur, u rrëzua nga vetë Heku­rud­ha Shqiptare. Si ka mundësi që për një ten­der strategjik prej 16 MILIONË €, i vet­mi oper­im që paraqitet dësh­ton në kriteret ele­mentare teknike dhe pse kom­pan­itë seri­oze nuk afro­hen?

Ky nuk është thjesht një ten­der i dësh­tu­ar, por një gur tjetër në moçalin e pro­jek­tit të heku­rud­hës Tiranë-Dur­rës-Rinas, i cili nisi në vitin 2021 me prem­timin e një sis­te­mi udhë­ti­mi me shpe­jtësi 70 deri në 100 kilo­me­tra në orë përmes tre­nave elek­trikë.

Kos­tot e këtij pro­jek­ti janë rrit­ur disa herë nga xhep­at e qyte­tarëve shqip­tarë, ndër­sa afatet janë shtyrë në më shumë se një rast, duke e kthy­er në një gropë pa fund finan­cia­re.

Në vend që qyte­tarët të lëvizin lirisht nga Dur­rësi në Ter­mi­nalin e Auto­busëve dhe Sta­cionin e Tren­it në Tiranë, ata vazh­do­jnë të për­ballen me fat­u­rat e kripu­ra dhe prem­time në letër.

Për sa kohë ten­der­at të mbeten në fazën e anulimeve dhe kom­pan­itë të shfaqen pa garan­ci teknike, heku­rud­ha e re e Shqipërisë rrezikon të mbetet thjesht një memo­r­i­al i mil­iona eurove të hed­hu­ra dëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading