news

Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari

Ish-min­istr­ja social­iste Ermelin­da Mek­si ka reaguar ndaj plat­for­mës “Besa”, të prezan­tu­ar së fund­mi nga kryem­i­nistri Edi Rama, duke vënë theksin te rëndësia e besuesh­mërisë së qev­eris­jes dhe jo e sim­bo­likës poli­tike.

Përmes një mesazhi pub­lik, Mek­si argu­men­ton se bes­i­mi i qyte­tarëve ndër­to­het mbi funk­sion­imin e insti­tu­cion­eve, përm­bush­jen e angazhimeve dhe përgjegjsh­mërinë e qev­erisë, e jo mbi prem­time apo kon­cepte të reja.

“Besa: stan­dar­di moral i besuesh­mërisë së qev­eris­jes”, shkru­an ajo, duke e cilë­suar besën si një vlerë që duhet të reflek­to­het në mënyrën se si ushtro­het pushteti.Sipas Mek­sit, në një demokraci qyte­tarët nuk binden nga retori­ka, por nga rezul­tatet konkrete dhe trans­paren­ca në qev­eris­je.

“Në demokraci, bes­i­mi nuk ndër­to­het me sim­bo­likë, por me insti­tu­cione që funk­siono­jnë, rezul­tate të prek­shme dhe llog­a­rid­hënie, të cilat janë themeli i besuesh­mërisë së qev­eris­jes”, thek­son ajo.Ish-ministrja shton se “Besa” nuk mund të kufi­zo­het në një prem­tim për të ardhmen, por duhet të matet me atë që është real­izuar deri më tani dhe me përgjegjës­inë për angazhimet e mar­ra.

“Besa nuk është thjesht një zotim për atë që do të bëhet. Ajo vlerë­so­het përmes përm­bush­jes së prem­timeve, funk­sionim­it të insti­tu­cion­eve dhe llog­a­rid­hënies, mbi të cilat ndër­to­het bes­i­mi i qyte­tarëve te qev­eris­ja”, shpre­het Mek­si.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading