showbiz

Baba për herë të dytë, Princ Leka ndan pamjet e ëmbla të Geraldinës me vëllain e vogël, teksa i këndon (VIDEO)

Princ Leka ka ndarë momente emo­cionuese nga famil­ja e tij, pak javë pasi u bë baba për herë të dytë me bashkëshort­en Bler­ta Celibashi.

Në një video të pub­likuar në Insta­gram, Prin­ci ka treguar vajzën e tij, Gerald­inën, nga marte­sa e parë me Elia Zahar­i­an, tek­sa i kën­don një këngë vël­lait të saj të vogël, Alek­san­drit.

Në pam­je, Geral­d­ina dëgjo­het duke i kën­d­uar vogëlushit vargjet:“Kam me ia tregu unë gjithë botës mbarë, se në këtë shtëpi lin­di një vël­la.

Ma përkëd­hel këtë shpirt veç me një shikim, a e ndal ti kohën, biri im!”Krahas videos, Princ Leka ka shkru­ar një mesazh për lid­hjen mes dy fëmi­jëve të tij.“Një melo­di dashurie nga Geral­d­ina për vël­lain e saj të vogël, Alek­sandër.

Kuj­ti­mi i parë i një lid­hje­je që do t’i shoqëro­jë gjithë jetën”, ka shkru­ar ai.

Princ Leka dhe bashkëshort­ja e tij, Bler­ta Celibashi, u bënë prindër të një djali pak javë më parë dhe është pagëzuar me emrin Aleksandër.Çifti kurorë­zoi dashur­inë me martesë në një cer­e­moni pri­vate në mua­jin mars. Laj­mi për ard­hjen në jetë të djalit erd­hi pas ndar­jes së Princ Lekës nga aktor­ja Elia Zaharia, me të cilën ai ka vajzën Geral­d­ina.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading