news

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026

Rrugët e Shqipërisë përg­jaket çdo ditë nga aksi­den­tet auto­mo­bilis­tike, duke lënë pas qin­dra të lën­d­uar dhe jetë të hum­bu­ra.

Rapor­ti I fun­dit i INSTAT ka evi­den­tu­ar në se në 6 mua­jt e parë të këtij viti janë regjistru­ar 679 aksi­dente rru­gore, me 952 per­sona të plago­sur mes të cilëve disa kanë ndër­ru­ar jetë.

Ekspertët e sta­tis­tikave kanë evi­den­tu­ar se ky numër aksi­den­tesh është 6.8% më i lartë kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të vitit të shkuar.

Qer­shori rezul­ton me num­rin më të lartë të aki­den­teve. Të dhë­nat flasin për 132 aksi­dente, ku mbetën të vrarë ose të plago­sur 186 per­sona, nga 107 aksi­dente dhe 140 të aksi­den­tu­ar në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Sipas INSTAT, 93.9% e aksi­den­teve të regjistru­ara në qer­shor ndod­hën si paso­jë e sjell­jes së drejtuesve të mjeteve. Grup­mosha 35–44 vjeç për­bënte peshën më të mad­he të drejtuesve të përf­shirë në aksi­dente, me 28% të total­it.

Tirana regjistroi num­rin më të lartë të aksi­den­teve në vend gjatë gjashtë­mu­jorit, me 277 raste dhe 345 per­sona të vrarë ose të plago­sur. Pas saj ren­diten Lezha me 74 aksi­dente dhe Vlo­ra me 67.

Një në katër aksi­dente ndod­hi në inter­valin 19:00–24:00, ndër­sa dita me num­rin më të lartë të rasteve ishte e mar­ta, me 18.9% të total­it. E enjt­ja regjistroi inci­dencën më të ulët, me 7.6%.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading