news

Arrestohet tepelenasi në Sarandë, tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali

Një opera­cion i zhvil­lu­ar mes­ditën e sotme nga Poli­cia e Sarandës ka çuar në pran­ga një 30-vjeçar nga Tepe­le­na, i cili ishte shpal­lur në kërkim prej fil­lim­it të këtij mua­ji për një ngjar­je të rëndë të ndod­hur pranë pikës kufitare të Qafë Botës.I arrestu­ari është Mariglen Kon­di, me origjinë nga fshati Salari i Tepe­lenës, i cili aku­zo­het se ka ten­tu­ar të rrëm­be­jë me for­cë një shte­tase nga Nepali. Aksioni për kap­jen e tij u real­izua në lag­jen numër 4 të qytetit bregde­tar, pikër­isht në zonën pranë sta­di­u­mit, ku efek­tivët e poli­cisë ranë në gjur­mët e të riut dhe bënë të mundur neu­tral­iz­imin e tij.

Ngjar­ja e rëndë ka ndod­hur pas­diten e 2 kor­rikut, rreth orës 18:53, në aksin rru­gor Kon­is­pol-Qafë Botë, në vendin e njo­hur si “Post­bllok”.

Sipas rindër­tim­it të ngjar­jes nga grupi het­i­mor, 30-vjeçari i është afru­ar vajzës nga Nepali dhe ka ten­tu­ar disa herë me rad­hë ta fusë atë me for­cë bren­da autom­jetit të tij.Përballë rezis­tencës dhe reagim­it të shpe­jtë të së resë, ajo ka arrit­ur të shkë­putet nga duart e tij, është larguar me vrap nga vend­ng­jar­ja dhe ka njof­tu­ar men­jëherë autoritetet policore.

Het­ue­sit arritën ta iden­ti­fikonin autorin përmes këqyr­jes me imtësi të pam­jeve të fil­muara nga kam­er­at e sig­urisë në zonën ku ndod­hi ngjarja.Mariglen Kon­di rezul­ton të jetë një per­son me prece­den­të të thek­suar penalë dhe me një skedë të pasur krim­i­nale. Në vitin 2020, ai u arrestua nga poli­cia për veprën penale të kul­tivim­it të bimëve narkotike të kry­er në bashkëpunim, ndër­sa më vonë gjyka­ta i zbu­ti masën e sig­urisë duke e kalu­ar në “Arrest në shtëpi”.

Megjithatë, ndër­sa ndod­hej nën këtë masë shtrënguese, ai ven­dosi ta thye­jë atë dhe në vitin 2021 ra sër­ish në pran­gat e poli­cisë, kësaj rad­he si i dyshuar për vjed­hjen e disa kamionçi­nave në qytetin e Lush­n­jës. Tash­më 30-vjeçari ndod­het në ambi­en­tet e poli­cisë, ku pritet të për­bal­let me drejtës­inë për akuzat e reja që rën­do­jnë mbi të.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading