news

ARRSH i jep 12 milionë euro “Bami” SHPK me dokumente të rreme për mirëmbajtjen e akseve në rajonin qendror dhe verilindor të Shqipërisë

E toka jonë e dashur e ten­derëve sër­ish na rez­er­von një kryevepër ku Autoriteti Rru­gor Shqip­tar (ARRSH), në rolin e regjisorit të pakra­ha­sueshëm të artit të letrave të dyshim­ta, ka ven­do­sur të na befa­so­jë më 27 kor­rik 2026 me një tjetër shfaq­je mad­hësh­tore për mirëm­ba­jt­jen e akseve rru­gore kom­bëtare, duke na riku­j­tu­ar me nos­tal­gji epikën e famshme të Unazës ku në vend të ten­derëve duket se kemi hapur ndon­jë sal­lon ekskluziv fal­si­fikimesh artis­tike.

Në këtë sagë të re kine­matografike, ku ten­deri kolos­al për mirëm­ba­jt­jen e rrugëve gjatë 4 viteve të ardhshme ka një fond lim­it prej 47.5 mil­ionë eurosh të ndara bukur në katër lote që i kor­re­spon­do­jnë katër rajon­eve të Shqipërisë, pro­ce­du­ra është mod­elu­ar me dy faza ku e para është e ash­tuqua­j­tu­ra short list­ing ku ARRSH vlerë­son kom­pan­itë që plotë­so­jnë kriteret dhe doku­menta­cionin e kërkuar, ndër­sa ato që vlerë­so­hen se i përm­bushin kalo­jnë në fazën e dytë për të garu­ar me ofer­tat finan­cia­re.

Mirëpo, ARRSH-ja ka zhvil­lu­ar tash­më fazën e parë duke kual­i­fikuar nga vetëm një ofer­të për secilin lot, gjë që do të thotë se kom­pan­itë e kual­i­fikuara nuk do të kenë aspak konkur­rencë finan­cia­re në ten­der, por do të ofro­jnë të qeta pa pasur frikë se dikush tjetër mund të ofro­jë një çmim më të ulët.

Kësh­tu, duke zbrit­ur në deta­jet e Lotit B ose kon­tratës 2, e cila ka një fond lim­it prej 1.1 mil­iardë lekësh ose rreth 12 mil­ionë euro dhe përf­shin mirëm­ba­jt­jen e 294.1 kilo­me­trave akse rru­gore në rajonin qen­dror dhe ver­ilin­dor të Shqipërisë ku ndër seg­mentet krye­sore janë lid­hjet Tiranë-Rinas-Dur­rës, Thu­manë-Milot, si dhe rrugët drejt Bulqizës dhe Peshkopisë, vlerësi­mi zyr­tar na tre­gon se ARRSH ka kual­i­fikuar vetëm kom­pan­inë “Bami” sh.p.k., e cila tash­më do të garo­jë e qetë me veten finan­cia­r­isht, ndërko­hë që doku­mentet e dorëzuara të kritereve të kual­i­fikim­it ngrenë hije të for­ta dyshi­mi dhe ngja­jnë pikër­isht me atë afer­ën e dikur­shme të Unazës ku u fal­si­fikua fir­ma e sekre­tar­it të shtetit të Delawar-it në SHBA.

Por aven­tu­ra e kësaj his­to­rie nuk mbaron me kaq, sepse sipas doku­menteve të ten­der­it kom­pa­nia fituese duhej të deklaronte në dis­pozi­cion 11 borë­pas­truese për të përm­bushur kon­tratën, një krit­er ky i detyrueshëm mospërm­bush­ja e të cilit çonte direkt në skual­i­fikim, ku në listën e dorëzuar nga kom­pa­nia “Bami” sh.p.k. para komi­sion­it të ten­der­it shfaqen kryevepra të vërte­ta inven­tari.

Konkretisht, njëra prej borë­pas­true­seve të deklaru­ara me targë AA981TJ dhe num­rin përkatës të sha­sisë që kom­pa­nia thotë se e ka sig­u­ru­ar përmes një kon­trate qira­je, fig­uron e çregjistru­ar që në tetor të vitit 2024 sipas doku­men­tit zyr­tar të Drej­torisë së Shër­bim­it të Trans­portit Rru­gor.

Megjithatë, ky nuk është i vet­mi skan­dal në letër, pasi tri borë­pas­truese të tjera të sig­u­ru­ara në Kosovë përmes kon­tratave të qirasë rezul­to­jnë se u ka mbaru­ar regjistri­mi që në maj të këtij viti, ndër­sa për habi të çdoku­jt një tjetër mjet i deklaru­ar solem­nisht si borë­pas­truese rezul­ton të jetë në fakt një kamionçinë e thjeshtë me targë AA543RU.

Ndonëse ky mjet është deklaru­ar solem­nisht si borë­pas­truese me fir­mën e vetë admin­is­tra­torit Gëz­im Marku, doku­mentet e Drej­torisë së Shër­bim­it të Trans­portit Rru­gor dësh­mo­jnë qartë se në realitet bëhet fjalë për një kamionçinë Mer­cedes Sprint­er.

Edhe pse këto doku­mente janë kre­jtë­sisht të lehtë­sisht të ver­i­fikueshme, Komi­sioni i Ten­der­it ose nuk ka dashur t’i ver­i­fiko­jë ash­tu siç e dety­ron ligji, ose ka mbyl­lur sytë qël­lim­isht, duke kry­er kësh­tu një vepër të rëndë në një garë kaq të rëndësishme.Për sa kohë në çdo lot ARRSH-ja kual­i­fikoi nga vetëm një kom­pani, i gjithë ten­deri kolos­al prej 47.5 mil­ionë eurosh i mirëm­ba­jt­jes mbetet i kom­pro­men­tu­ar dhe i mbësht­jel­lë me dyshime të for­ta kor­rup­sioni.

Tash­më i mbetet detyrë parë­sore prokuror­isë të ver­i­fiko­jë vërtetës­inë e këtyre doku­menteve dhe vetë vendim­mar­rjen e ARRSH-së, me qël­lim që të paran­dalo­het abuz­i­mi i mil­iona eurove para syve të qyte­tarëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading