news

Babai i autorit të sulmit në Berlin: Djalit tim i shpëlau trurin ISIS

Deta­je të reja kanë dalë në dritë lid­hur me sul­min ter­ror­ist që tron­di­ti Berlin­in gjatë Paradës së Kre­nar­isë, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 29 per­sona të tjerë. Babai i autorit të dyshuar, 21-vjeçar­it Abdul Ball­out, ka dhënë një inter­vistë për revistën gjer­mane Der Spiegel, ku ka deklaru­ar se i biri ishte radikalizuar nga ide­ologjia e orga­ni­za­tës ter­ror­iste Shteti Islamik (ISIS).

Nga Libani, ku jeton aktu­al­isht, 64-vjeçari tre­goi se kishte folur me të birin në tele­fon vetëm disa orë për­para se të kryente aktin e dhun­shëm. “Ai më tha se i mungo­ja dhe se do të donte të ishte me ne në Liban në atë kohë”, tha ai, ndër­sa mohoi me for­cë çdo lid­hje të famil­jes me ide­ologjinë e ISIS-it. “Ne jemi shi­itë, nuk e mbësht­es­im atë. Djali im u radikalizua dhe përqafoi rrymën sunite”, u shpreh ai.

Hetimet e udhëhe­qura nga Zyra e Prokuror­it Fed­er­al të Gjer­man­isë tre­go­jnë se Ball­out ishte radikalizuar prej kohësh dhe kishte ten­tu­ar disa herë t’i bashko­hej ISIS-it. Ai ishte arrestu­ar në Liban në vitin 2025, ndër­sa në maj të vitit 2026 u dënua në Berlin me një vit e dhjetë muaj burg për plan­i­fikimin e një akti të rëndë dhune kundër shtetit. Pas lirim­it, ai ndod­hej nën mbikëqyr­je dhe pritej të përf­shi­hej në një pro­gram deradikaliz­i­mi.

Dyshimet krye­sore janë se 21-vjeçari mori me qira një fur­gon të bard­hë dhe u për­plas me shpe­jtësi mbi tur­mën e pjesë­mar­rësve në parkun Tier­garten. Bren­da mjetit u gjet edhe një tele­fon celu­lar që u lidh me të. Pas për­plas­jes me një pemë, Ball­out doli nga fur­goni dhe sul­moi kalim­tarët me hanx­har për­para se të arratisej.Ai u lokalizua më vonë nga poli­cia në një kop­sht komu­ni­tar në lag­jen Span­dau, ku u qël­lua për vdek­je pasi sul­moi efek­tivët gjatë ten­ta­tivës për arres­tim.

Në kuadër të hetim­it, poli­cia gjer­mane kishte ndalu­ar fil­lim­isht një shte­tas iran­ian, me dyshimin se mund të kishte qenë në autom­jet. Megjithatë, provat e mbled­hu­ra nuk i kon­fir­muan këto dyshime dhe ai u lirua nga paraburgi­mi. Het­ue­sit po vijo­jnë punën për të për­cak­tu­ar nëse Abdul Ball­out veproi tërë­sisht i vetëm apo nëse kishte bashkëpunë­torë të tjerë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading