news

Beteja me zjarret/ Rama: Shpërblim direkt me një pagë për ata që angazhohen! 4 helikopterë në dispozicion…

Për­bal­lë rrit­jes së tem­per­at­u­rave dhe rrezikut të zjar­reve, kryem­i­nistri Edi Rama thotë se i ka propozuar Këshillit të Min­is­trave që të gjithë for­cat në varësi të Min­istrisë së Mbro­jt­jes që janë angazhuar për shuar­jen e zjar­reve të shpër­ble­hen men­jëherë me një pagë sht­esë.

“I kam propozuar qev­erisë që të gjitha for­cave që i përkasin Min­istrisë së Mbro­jt­jes të shpër­ble­hen men­jëherë dhe jo në fund me një pagë ekstra. U bëj thirrje edhe bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për tru­pat e tyre në ter­ri­tor dhe ta bëjnë men­jëherë, pa prit­ur të mbaro­jë e gjithë bete­ja”, tha Rama.

Kryem­i­nistri tha se këtë vit Shqipëria hyn në sezonin e zjar­reve me kapacitetet më të mëd­ha që ka pasur ndon­jëherë. Sipas tij, ven­di ka në gatish­mëri katër helikopterë, që në rast nevo­je mund të bëhen gjashtë, ndër­sa në fund të vitit flotës ajrore do t’i shto­hen edhe tre avionë zjar­rfikës, që do të jenë pronë e shtetit shqip­tar. Ai shtoi se në mon­i­torim­in e ter­ri­torit do të për­doren edhe dronë me një sis­tem të ri.

“Kemi në dis­pozi­cion kapacitetet më të mëd­ha që kemi pasur ndon­jëherë, me katër helikopterë të gat­shëm, të cilët në çdo moment nevo­je mund të bëhen gjashtë. Kemi mbyl­lur pro­ce­durën për tre avionë që do të vijnë në fund të vitit dhe do të jenë pronë e shtetit shqip­tar”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te sit­u­a­ta dra­matike në Francë dhe Span­jë, ku qin­dra mijëra banorë janë detyru­ar të largo­hen nga shtëpitë për shkak të flakëve. Ai tha se këto ngjar­je janë një par­ala­jmërim edhe për Shqipërinë, e cila duhet të jetë e për­gat­i­tur për çdo ske­nar.

“Ajo që po ndodh në Francë dhe Span­jë nuk është diç­ka që duhet të na bëjë të pyes­im nëse mund të ndod­hë edhe tek ne, por vetëm sa të për­gat­i­tur jemi kur të ndod­hë”, tha Rama.

She­fi i qev­erisë u shpreh i gat­shëm që të ndih­mo­jnë Francën dhe Span­jën në rast se vendin tonë do t’i kërko­het ndih­më.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading