news

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin

Është zbard­hur dësh­mia e Roza­lin­da Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buz­it, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndër­sa më pas mori peng për disa orë ish-part­neren, për­para se t’i jepte fund jetës.

Në dësh­minë e sig­u­ru­ar nga gaze­tar­ja Ani­la Hox­ha, Roza­lin­da ka rrë­fy­er për mar­rëd­hënien e saj me Buzin, arsyet e ndar­jes dhe momentet e frik­shme të ngjar­jes së rëndë.

Ajo ka treguar se lid­h­ja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, prob­lemet në mar­rëd­hënie e çuan drejt vendim­it për t’u ndarë në vitin 2024. Sakaq, Roza­lin­da nuk ka dhënë deta­je në lid­hje me paratë, që dyshohet të kenë qenë një nga arsyet që çuan në fundin tragjik.

“Në vitin 2020 kemi shpal­lur fejesën dhe kemi kri­juar hyr­je-dal­je famil­jare. Lid­h­ja jonë ka vazh­d­uar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të nda­hem nga ai, por Refi­ti nuk ka pran­uar. Arsye­ja ka qenë sepse ai kishte një jetë të çrreg­ullt, nuk ishte i përqen­dru­ar te lid­h­ja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më për­sh­tateshin mua.”

Roza­lin­da ka deklaru­ar se prindërit e saj ishin në dijeni të prob­le­meve në këtë mar­rëd­hënie dhe se nuk kishin qenë dako­rd për lid­hjen që në fil­lim.

“Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dako­rd për këtë lid­hje që në fil­lim.”

Në lid­hje me momentin e sul­mit në banesë, Roza­lin­da ka rrë­fy­er se ishte duke fje­tur kur dëgjoi një zhur­më të fortë, që e ngjau me një kris­më arme.

“Kam qenë duke fje­tur gjumë në dhomën time, kurse prindërit e mi kanë qenë në dhomën e tyre. Kam dëgjuar zhur­më të fortë që më është dukur si kris­më arme dhe kam dalë në kor­ri­dor të shikoj se çfarë kishte ndod­hur.”

Sipas dësh­misë së saj, në kor­ri­dor ajo ka parë Refit Buzin me armë në dorë dhe babain e saj të shtrirë në tokë.

“Kur dola kam parë shte­tasin Refit Buzi në kor­ri­dor, me një armë të gjatë si ato të gjahut në dorë, si dhe kam parë babain tim Kos­ta Pla­ka të shtrirë përm­bys te hyr­ja e dhomës, i mbu­lu­ar me gjak.”

Ajo ka treguar se ka ten­tu­ar t’i mar­rë armën, por sit­u­a­ta është për­shkallëzuar dhe Buzi e ka mar­rë me for­cë nga bane­sa.

“Unë i kam kapur armën dhe po e mba­ja, por Refi­ti bërtiste: ‘Do t’ju vras të gjithëve’. Më shtyu dhe më qël­loi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty jam plago­sur me copa xha­mi në trup.”

Më tej, ajo ka treguar se është mar­rë me for­cë dhe është larguar nga bane­sa bashkë me të.

“Më mori me for­cë e më hipi te mak­i­na. Momen­ti kur më mori me for­cë nga shtëpia deri kur kam hipur në mak­inë nuk më kuj­to­het, sepse kam qenë shumë e tron­di­tur.”

Gjatë nego­ci­atave me policinë për dorëz­imin e tij, sipas dësh­misë së Roza­lindës, është zbu­lu­ar edhe një detaj tjetër. Ajo ka treguar se Buzi ishte zbathur dhe gjatë komu­nikim­it me autoritetet ai ka thënë se këpucët ia kishte dhënë asaj.

Sipas saj, gjatë nego­ci­atave prokurori e ka pyetur: “Vetë­dorë­zo­hu, pse je zbathur?”, ndër­sa ai është përgjigjur: “I hoqa, ia dhashë… Ia dhashë asaj t’i veshë, se e mora zbathur.”

Hetimet për ngjar­jen e rëndë vijo­jnë, ndër­sa autoritetet po për­piqen të zbard­hin të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në trag­jed­inë me tre vik­ti­ma.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading