news

“Isha duke fjetur, u zgjova nga krismat”/ Ish-partneri i vrau prindërit, Rozalina Plaku rrëfen detajet nga tragjedia në Roskovec

Roza­li­na Pla­ka, prindërit e së cilës u vranë të premten nga ish‑i fejuari i saj, Refit Ner­til Buzi, do të rimer­ret në pyet­je nga prokurorët e çësht­jes. Kjo sepse dësh­mia e saj e parë në poli­ci, nisur nga rrethanat e peng­mar­rjes së saj nga ish‑i fejuari, ishte e paplotë.

Burime pranë famil­jes Pla­ka thanë se 25-vjeçar­ja ka rrë­fy­er se ishte në gjumë kur ndod­hi vras­ja e babait të saj dhe plagos­ja për vdek­je e nënës. Ajo deklaroi se është zgjuar pasi ka dëgjuar kris­mat e armës dhe, kur ka dalë nga dhoma, ka parë babanë të shtrirë për­tokë, ndërko­hë që ish‑i fejuari e ka mar­rë me for­cë, duke e kër­cënuar me armë, dhe e ka futur në mak­inë, për t’u larguar më pas drejt kodrave të Kur­jan­it.

Ndërko­hë, Prokuro­r­ia po vazh­don hetimet, të cilat përf­shi­jnë jo vetëm rrethanat e ngjar­jes së rëndë, por edhe një akuzë për “mashtrim”, që rën­donte mbi 35-vjeçarin.

Prokurori Kristi Jorgji, i cili mori pjesë në bisedimet me 35-vjeçarin Buzi për ta bindur të dorë­zo­hej, është edhe prokuror i një çësht­je­je të ngrit­ur për veprën penale të “mashtrim­it”, bazuar në kallëz­imin e disa shte­tasve kundër Buz­it.

Burime bëjnë me dije se Buzi ka kry­er tregti per­imesh, duke u prem­tu­ar disa fer­merëve shit­jen e prod­himeve bujqë­sore në treg­jet evropi­ane. Por disa shte­tas e kallëzuan penal­isht për mashtrim, pasi nuk u kishte dhënë paratë e mallit që u kishte mar­rë për eksport. Buzi ishte në masë sig­urie “arrest në shtëpi”, i akuzuar për përnd­jek­je nga ish‑e fejuara Roza­li­na Pla­ka.

Dy vjet më parë, gjatë kohës që ndod­hej emi­grant në Angli, 35-vjeçari Buzi pre­tendoi se ishte mar­rë peng nga disa bashkat­d­hetarë, të cilët kërkuan një sasi të kon­siderueshme parash për ta lënë të lirë.

Të premten e 24 kor­rikut vrau veten në sy të dhjetëra for­cave policore, pasi kishte vrarë më herët prindërit e ish-të fejuarës dhe mba­jti peng këtë të fun­dit për katër orë. Ai nuk u bind të dorë­zo­hej, megjithë për­p­jek­jet e prokuror­it Jorgji.

Ky i fun­dit, sipas burimeve nga efek­tivët që qën­dru­an për 10 orë pranë 35-vjeçar­it të armato­sur, nuk i tre­goi se ish-vjehrri kishte ndër­ru­ar jetë, por se ai dhe bashkëshort­ja ishin të plago­sur dhe ndod­heshin në spi­tal.

Por 35-vjeçari ndiqte lajmet nëpër­m­jet tele­fonit. Rreth orës 15:00, Buzi ishte pothua­jse gati të dorë­zo­hej, por për­para se ta bënte këtë, mëso­het t’i ketë thënë prokuror­it: “Prit se do shoh lajmet e orës 15:30”. Pasi dëgjoi se ish-vjehrri kishte ndër­ru­ar jetë, 35-vjeçari refu­zoi sër­ish të dorë­zonte armën. Rreth një orë më vonë qël­loi veten për vdek­je me të

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading