news

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca plenare, caktohen anëtarët zëvendësues të komisioneve (RENDI I DITËS)

Depuetët do të mblid­hen sot në seancë plenare për cak­timin e anë­tarëve zëvendë­sues në komi­sionet par­la­mentare. Sean­ca e kalu­ar u shoqërua me debate të ash­pra mes deputetëve të opoz­itës dhe mazho­rancës.

Për­plas­jet erd­hën pasi kërke­sa e PD-së për zgjat­jen e afatit të komi­sion­it të posaçëm për ‘Ter­ri­to­ri­alen’ u rrëzua me votat e social­istëve.

Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arb­jan Mazniku të prezan­tonte raportin e PS-së dhe opozi­ta bllokoi foltoren, duke bërë që sean­ca të ndër­pritej disa herë.

Ndërko­hë që bren­da do zhvil­lo­het sean­ca plenare, jashtë do mba­het protes­ta, e cila është par­ala­jmëru­ar nga qyte­tarët. Edhe javën e klu­ar u mba­jt portes­ta para Par­la­men­tit, ku poli­cia sul­moi ash­për protes­tusit me ujë dhe gaz lot­sjel­lës. Ren­di i ditës:

I. Mbled­hjen e Kuven­dit në seancë plenare në datën 27.7.2026, ora 10:00.

II. Ren­di i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Mira­ti­mi i pro­cesver­balit të seancës plenare të datës 23.7.2026.

2. Njof­time.

3. Pro­jek­tvendi­mi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër cak­timin e anë­tarëve zëvendë­sues në për­bër­jen e komi­sion­eve të përher­shme të Kuven­dit”, i ndryshuar”.

III. Ngarko­hen shër­bimet e Kuven­dit për pub­likimin e ren­dit të ditës të seancës plenare, njof­timin e anë­tarëve të Kuven­dit me anë të mjeteve të komu­nikim­it elek­tron­ik, si dhe për­gatit­jen e doku­menta­cionit par­la­men­tar që do të shqyr­to­het.

IV. Ky urd­hër hyn në fuqi men­jëherë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading