news

Kalimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes së huasë nga SHBA, PD: Nuk do të marrim pjesë në seancë, po…

Par­tia Demokratike ka deklaru­ar se mbështet në parim mar­rëvesh­jen e huasë prej 302 mil­ionë eurosh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për financimin e bler­jes së pajis­jeve ushtarake, por kundër­sh­ton mënyrën se si mazho­ran­ca syn­on ta mira­to­jë atë në Kuvend.

Në një deklaratë, kreu i Grupit Par­la­men­tar të PD-së, Gaz­ment Bard­hi, e cilë­soi antikushtetuese thirrjen e seancës plenare për mira­timin e mar­rëvesh­jes, duke argu­men­tu­ar se deputetëve nuk u është vënë në dis­pozi­cion tek­sti i plotë i saj dhe se nuk është respek­tu­ar afati kushtetues për shqyr­timin e pro­jek­tligjit.

Sipas Bard­hit, opozi­ta nuk do të mar­rë pjesë në seancën plenare të thirrur për këtë çësht­je, ndër­sa kërkon që mar­rëvesh­ja të shqyr­to­het sipas pro­ce­du­rave kushtetuese dhe të voto­het në seancën e 31 kor­rikut.

PD thek­son se, sapo deputetët të nji­hen me përm­ba­jt­jen e plotë të mar­rëvesh­jes, opozi­ta do të japë votën pro për rat­i­fikimin e saj.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së, GAZMENT BARDHI

Po mar­rëvesh­jes me SHBA! Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta mira­to­jë bren­da ditës në Par­la­ment!

Ky është qën­dri­mi i opoz­itës në Kuvendin e Shqipërisë, për mar­rëvesh­jen e huasë prej 302 mil­ionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e bler­jes së pajis­jeve ushtarake.

Sean­ca plenare e plan­i­fikuar për sot, në orën 15:00, është thirrur në kundër­sh­tim me Kushte­tutën, e cila për­cak­ton qartë se Kuven­di nuk mund të voto­jë një ligj më herët se një javë nga momen­ti i fil­lim­it të shqyr­tim­it të tij.

Rasti konkret është edhe më fla­grant, pasi deputetëve ende nuk u është shpërn­darë tek­sti i mar­rëvesh­jes për të cilën fto­hen të voto­jnë, mad­je as rela­cioni shoqërues i pro­jek­tligjit të paraqi­tur nga Qev­e­ria.

Prak­ti­ka e ven­do­sur nga Kryetari i Kuven­dit, sipas së cilës deputetët duhet të nji­hen me tek­stin e mar­rëvesh­jes përmes një lex­i­mi në grup, bren­da ambi­en­teve të Kuven­dit, është poshtëruese dhe bie ndesh me sta­tusin kushtetues të deputetit. Kuven­di ka detyrim­in t’u vërë në dis­pozi­cion deputetëve të gjithë doku­menta­cionin par­la­men­tar. Nëse është kërkuar që mar­rëvesh­ja të mos bëhet pub­like, atëherë deputetët mund të angazho­hen me shkrim për rua­jt­jen e kon­fi­den­cialitetit të saj.

Megjithatë, shu­mi­ca par­la­mentare refu­zon ta ndjekë këtë prak­tikë, duke i kërkuar Kuven­dit të voto­jë një mar­rëvesh­je me përm­ba­jt­je të pan­jo­hur për deputetët dhe pa u dhënë atyre mundës­inë ta shqyr­to­jnë atë.

Për këto arsye, deklaro­jmë se nuk do të mar­rim pjesë në një seancë plenare të thirrur në kundër­sh­tim me Kushte­tutën.

Dëshi­ro­jmë të sqaro­jmë opin­ion­in pub­lik se ky veprim antikushtetues i shu­micës par­la­mentare është poshtërues për insti­tu­cionin e Kuven­dit, për deputetët e tij, si edhe për rëndës­inë që mbart mar­rëvesh­ja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke vlerë­suar rëndës­inë e kësaj mar­rëvesh­je­je, Grupi Par­la­men­tar i PD-së, në kon­sul­tim edhe me gru­pet e tjera par­la­mentare të opoz­itës, ia ka komu­nikuar me shkrim gjatë fund­javës Kryetar­it të Kuven­dit qën­drim­in e tij dhe ka rënë dako­rd për sa vijon:Opozita është PRO, në parim, mar­rëvesh­jes me SHBA-në.
Opozi­ta kërkon të nji­het me tek­stin e plotë të mar­rëvesh­jes, duke respek­tu­ar të drejtën kushtetuese të çdo deputeti për të votu­ar i infor­muar. Men­jëherë pasi të nji­het me përm­ba­jt­jen e saj, opozi­ta i ka garan­tu­ar Kryetar­it të Kuven­dit votën e saj PRO.

Opozi­ta kërkon respek­timin e pro­ce­durës kushtetuese të rat­i­fikim­it të mar­rëvesh­jes. Kuven­di nuk mund të injoro­jë Kushte­tutën dhe të zhvlerë­so­jë një mar­rëvesh­je me part­ner­in tonë strategjik – SHBA-në – duke ndjekur pro­ce­du­ra të par­reg­ull­ta. Rat­i­fiki­mi duhet të kry­het në për­puth­je të plotë me Kushte­tutën dhe Rreg­ul­loren e Kuven­dit. Për këtë arsye, kemi propozuar që mar­rëvesh­ja të mira­to­het, në respekt të afat­eve kushtetuese, në seancën plenare të së premtes, më 31 kor­rik 2026. Gjithash­tu, kemi garan­tu­ar Kryetarin e Kuven­dit për pran­inë tonë në atë seancë dhe për votën tonë PRO.
Këto kërke­sa legjitime të opoz­itës, megjithëse u kon­sideru­an të arsyeshme nga Kryetari i Kuven­dit, u refuzuan nga shu­mi­ca par­la­mentare, e cila po zba­ton poros­inë poli­tike të Edi Ramës për të poshtëru­ar Kuvendin e Repub­likës së Shqipërisë, për të cen­uar të drej­tat kushtetuese të deputetëve dhe për të vënë në disku­tim kushte­tut­shmërinë e rat­i­fikim­it të një mar­rëvesh­je­je me part­ner­in tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading