news

Kapet gomonia me 2.6 ton kokainë në Atlantik, mes të arrestuarve edhe një shqiptar. Vlera e drogës pritej të gjeneronte 500 milionë euro

Një opera­cion i gjerë ndërkom­bë­tar kundër trafikut të drogës ka çuar në sekuestrim­in e mbi 2.6 tonëve kokainë në Oqeanin Atlantik dhe arres­timin e katër per­son­ave, mes tyre edhe një shte­tas shqip­tar.

Opera­cioni është koordinuar nga Prokuro­r­ia Anti­mafia e Breshias në Itali, ndër­sa është zhvil­lu­ar nga Guardia di Finan­za e Breshias, në bashkëpunim me autoritetet e Span­jës dhe Por­tu­gal­isë.

Sipas autoriteteve, lën­da narkotike u zbu­lua në bor­din e një gomone­je ultra të shpe­jtë të tip­it “go-fast”, e cila u ndalua në Atlantik, pranë brig­jeve të Lis­bonës, nga Poli­cia Detare Portugeze.Në pran­ga kanë rënë dy shte­tas span­jol­lë, një shte­tas nga Gji­bral­tari dhe një shqip­tar, i cili rezul­ton banues në Man­to­va dhe në provincën e Breshias.

Sipas het­imeve, ngarke­sa e sekuestru­ar ka një vlerë prej rreth 78 mil­ionë eurosh në tre­gun e shu­micës. Autoritetet ital­iane vlerë­so­jnë se, nëse kokaina do të arrinte në des­ti­na­cionin final dhe do të shpërn­da­hej në tre­gun e drogës, do të gjen­eronte një xhi­ro prej rreth 500 mil­ionë eurosh.

Opera­cioni u mbështet edhe nga mjetet ajrore të Guardia di Finan­za, të pajisura me teknologji të avan­cuar për mbikëqyr­jen detare. Avionët mon­i­toru­an vazhdimisht lëviz­jet e gomones në kuadër të kon­trolleve për mbro­jt­jen e kufi­jve të jashtëm të Bashkim­it Evropi­an.

Hetimet kanë kon­fir­muar edhe një herë se gru­pet e krim­it të orga­nizuar po për­dorin gjith­n­jë e më shumë gomone të tip­it “go-fast”, me gjatësi nga 10 deri në 16 metra dhe të pajisura me disa motorë të fuqishëm, të afta të arri­jnë shpe­jtësi mbi 70 nyje, për trans­portin e sasive të mëd­ha të kokainës nga Ameri­ka Latine drejt Evropës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading