news

Kush është Karyna Shuliak, e dashura e fundit e Jeffrey Epstein që mund të trashëgojë deri në 100 milionë dollarë!

Kary­na Shu­li­ak, den­tist­ja 37-vjeçare me origjinë bjel­loruse, është gru­a­ja që mund të për­fi­to­jë një pjesë të mad­he të pasurisë së Jef­frey Epstein, financier­it amerikan që u gjet i vdekur në qelinë e tij në vitin 2019.

Sipas rapor­timeve, Shu­li­ak, e cila kon­sidero­het si e dashu­ra e fun­dit e Epstein, mund të trashë­go­jë deri në 100 mil­ionë dol­larë nga pasuria e tij. Në mesin e aseteve që mund t’i kalo­jnë asaj ndod­het edhe një dia­mant i rral­lë 33 karatësh.

Sipas doku­menteve të pub­likuara nga Depar­ta­men­ti i Drejtë­sisë dhe të citu­ara nga New York Times, Epstein dhe Shu­li­ak kanë pasur një lid­hje prej rreth tetë vitesh. Ajo dyshohet se ka qenë per­soni i fun­dit me të cilin ish-financieri ka komu­nikuar për­para se të kryente vetëvras­je në burg.

His­to­ria e tyre nisi kur Kary­na Shu­li­ak ishte vetëm 21 vjeçe dhe sapo ishte trans­fer­u­ar në Nju Jork. Epstein, i cili në atë kohë ishte një biz­nes­men i njo­hur, e cilë­sonte atë si “të prefer­u­arën time”.Sipas të dhë­nave të bëra pub­like, Epstein e ndih­moi Shu­li­ak të ndiqte studimet në Colum­bia Den­tal School dhe të sig­uronte lejen e qën­drim­it në Shtetet e Bashkuara.

Doku­mentet tre­go­jnë gjithash­tu se ai i kishte sug­jeru­ar si një mënyrë për të mar­rë kartën jeshile martesën me një prej vik­ti­mave të tij. Gjatë viteve të mar­rëd­hënies së tyre, çifti ka udhë­tu­ar në vende të ndryshme të botës. Ndërko­hë, Shu­li­ak ka dër­guar disa shu­ma parash për famil­jen e saj në Bjellorusi.Me kalim­in e kohës, ajo fitoi bes­imin e Epstein dhe, sipas rapor­timeve, ai i kishte besuar edhe menax­himin e disa prej pron­ave të tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading