news

“Mbroni Belindën, arrestoni Arben Kolën”/ Shehaj “shpërthen” në Kuvend: 10 policë e morën zvarrë për t’ju “mbrojtur” ju! “Blindoheni” këtu sepse keni frikë

Kreu i Par­tisë Mundësi, Agron She­haj, ka reaguar nga foltor­ja e Kuven­dit për shoqërim­in e aktivis­tit Arben Kola nga for­cat e poli­cisë gjatë protestës së sotme para Par­la­men­tit.

She­haj aku­zoi mazho­rancën se po për­dor policinë ndaj protestuesve, ndër­sa sipas tij mbron me for­cën e kar­tonëve ish-zëvendëskryem­i­nistren Belin­da Bal­luku.

“Keni arrestu­ar sot Arben Kolën, 10 policë e morën zvar­rë për t’ju mbro­j­tur ju sepse ai prote­ston. As këtë nuk e bëjnë dot më tani sepse rreziko­jnë bur­gun. Ndërko­hë që kryem­i­nistri refu­zon të flasë”, deklaroi She­haj në Kuvend.

Ai vijoi akuzat ndaj qev­erisë, duke thënë se masat e lar­ta të sig­urisë rreth Par­la­men­tit tre­go­jnë frikë nga për­ball­ja me qytetarët.“Blindoheni këtu sepse nuk dil­ni dot para protestuesve.

Dy muaj protes­ta”, u shpreh kreu i Par­tisë Mundësi.
She­haj kri­tikoi gjithash­tu mbështet­jen e mazho­rancës ndaj Belin­da Bal­lukut, duke deklaru­ar se qev­e­ria po e mbron atë përmes shu­micës par­la­mentare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading