news

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë, procedohen dhe 4 klientë

Shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Himarë, në zba­tim të plan­it të posaçëm të masave për garan­timin e ren­dit dhe sig­urisë pub­like gjatë sezonit veror, si dhe bazuar në hartëz­imin e zon­ave me risk për ndot­je akustike, kanë vijuar kon­trol­let dhe mat­jet në sub­jek­te të hapu­ra dhe të mbyl­lu­ra që zhvil­lo­jnë aktivitete me muzikë, në Potam dhe Dhër­mi.

Gjatë kon­trolleve, përveç sub­jek­teve ku u kryen ver­i­fikime dhe mat­je dhe që rezul­tuan bren­da kufi­jve të lejuar të zhur­mës, u kon­stat­ua se në një beach bar në Potam gjen­ero­hej muzikë në orën 00:30.

Për këtë shkel­je, në zba­tim të ligjit “Për admin­istrim­in e zhur­mës në mjedis”, pronari i sub­jek­tit, shte­tasi S. R., 37 vjeç, u ndëshkua me masë admin­is­tra­tive prej 200 000 lekësh të rinj.

Gjithash­tu, në vijim të veprimeve pro­ce­du­rale, pronari i sub­jek­tit dhe 5 shte­tas të tjerë, mes tyre edhe 35-vjeçari i punë­suar si muzikant në këtë sub­jekt, u pro­ce­d­u­an penal­isht, pasi kishin prishur qetës­inë pub­like dhe nuk iu bindën urdhrit të punon­jësve të Poli­cisë për të ndër­pre­rë aktivitetin me muzikë.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë, për veprime të mëte­jshme, për veprat penale “Kundër­sh­ti­mi i punon­jësit të poli­cisë së ren­dit pub­lik” dhe “Prish­ja e qetë­sisë pub­like”.

Poli­cia e Shtetit apelon sër­ish ndaj pronarëve dhe admin­is­tra­torëve të sub­jek­teve që zhvil­lo­jnë aktivitete me muzikë, të respek­to­jnë kriteret ligjore lid­hur me orarin e zhvil­lim­it të këtyre aktiviteteve dhe nivelin e zhur­mës që gjen­ero­het prej tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading