news

Ndarja e re territoriale, Rama me drejtuesit politik në PS, në fund të korrikut gati projektligji

Pak metra nga protestue­sit e mbled­hur në Sheshin Skën­der­bej për të rrethuar sal­lën plenare, Edi Rama mori drej­timin e tij për në selinë e Par­tisë Social­iste. Prej dy mua­jsh kërko­het largi­mi i qev­erisë së tij në protes­ta që zanafil­lën e kanë te lig­je të debat­u­ara dhe të kon­tes­tu­ara deri në Gjykatën Kushtetuese dhe në Bruk­sel.

Këtë të hënë, me drejtue­sit poli­tikë të social­istëve hod­hi një tjetër hap drejt një tjetër nisme të rëndë­sishme, ndar­jes së re ter­ri­to­ri­ale. Përtej kundër­sh­tive të opoz­itës, social­istët nuk heqin dorë nga objek­tivi për uljen e num­rit të bashkive.

Raportin e njëan­shëm që nuk e prezan­toi dot mes ten­sion­eve të seancës së kalu­ar plenare, Arb­jan Mazniku ua paraqi­ti të majtëve në selinë rozë. Burimet i thanë A2 CNN se pro­jek­ti i ri nuk do t’i kalo­jë 50 bash­ki, nga 61 që janë aktualisht.Me fir­mat e deputetëve social­istë, anë­tarë të Komi­sion­it të posaçëm të kësaj reforme, pro­jek­tligji për ndar­jen e re ter­ri­to­ri­ale do të depoz­i­to­het bren­da kor­rikut në Kuvend. Sipas ligjit për vetëqev­eris­jen ven­dore, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashki­akë do të kenë 60 ditë kohë për të bërë vlerësimin mbi pro­jek­tin social­ist.

Me planin e punës të mazho­rancës, në shta­tor ndar­ja e re ter­ri­to­ri­ale duhet të kalo­jë në komi­sionet par­la­mentare, në mënyrë që deri në javën e parë të tetorit të mira­to­het në Par­la­ment me 84 votat e domos­doshme, për çka mjafto­jnë kar­tonët jeshilë të social­istëve të Edi Ramës dhe 3 socialdemokratëve të Tom Doshit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading