news

“Në një vend normal Rama do kishte dhënë dorëheqjen dhe do ishte para SPAK”, Lubonja: Kryeministri duhet të kishte…

Anal­isti Fatos Lubon­ja dyshon se kryem­i­nistri Rama mund të reflek­to­jë edhe pas dy mua­jsh protes­ta masive që kërko­jnë largimin e tij nga qev­e­ria.

I ftu­ar në një stu­dio tele­vizive Lubon­ja deklaroi se Rama do të poshtëro­jë dhe dhuno­jë, por jo të reflektojë.Sipas tij, në një vend nor­mal kryem­i­nistri do të kishte dhënë dorëhe­q­jen dhe do ishte para drejtë­sisë për të dhënë sqarime për të gjitha afer­at kor­rup­tive.

“Të presësh që Rama të reflek­to­je është sikur flamin­go të bëjë vezë sor­rash, është jashtë mënyrës së tij të men­d­uar­it dhe qev­erisurit. Ajo që ai di të bëjë është të kon­flik­to­jë, të poshtëro­jë, të ushtro­jë dhunë ver­bale dhe kur vjen puna edhe dhunë fizike dhe jo të reflek­to­jë. Reflek­tim ka pasur kohë të bëjë prej kohësh.

Në një vend nor­mal ku ka reflek­tim do kishte dhënë dorëhe­q­jen se ka min­i­mal­isht përgjegjësi morale, poli­tike për të mos thënë edhe ligjore, po të thel­lohet SPAK dhe të për­dorë të njëj­tat stan­darde që ka për­dorur me Berishën, do të duhet të ishte para SPAK për të dhënë shp­jegime”, tha Lubonja.Po ash­tu Lubon­ja deklaroi se Rama duhet të ishte larguar me kohë nga poli­ti­ka, ndër­sa thek­soi se ai po bën gjithç­ka për të qën­dru­ar në kar­ri­gen e kryem­i­nistrit.

“Mos mba­jt­ja e prem­timeve ndëshko­het me votë dhe kur shke­len lig­jet edhe me drejtësi. Nëse do kishte fijen e aftë­sisë për t’u pen­d­uar, me kohë duhet të kishte ikur nga poli­ti­ka, për mos mba­jt­jen e shumë gjer­ave, por këtu nuk ka, sepse këtu kul­tura është ke të fortët me vetë, ke gjykatësit me vetë dhe ushtron dhunë mbi shu­micën”, u shpreh ndër të tjera Lubon­ja.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading