Entertainment

Nga Londra në Mesdhe: Kroçera e orgjive për gra biznesmene

Screenshot

Detet e Mes­d­heut, dikur rrugë his­torike lun­dri­mi, janë shndër­ru­ar në skenën e një eksper­i­men­ti social që, sipas kri­tikëve, po tron­dit themelet e shoqërisë dhe po godet insti­tu­cionin e famil­jes.

Kom­pa­nia bri­tanike “Killing Kit­tens”, e themelu­ar nga sipër­mar­rës­ja Emma Sayle dhe e kthy­er në një biznes me vlerë rreth 15 mil­ionë paund, ka orga­nizuar kroçerën e parë sek­suale, duke e pake­t­u­ar këtë nis­më nën kauzën e të ash­tuqua­j­tu­rit “fuqiz­im i grave”, siç e prezan­ton vetë kom­pa­nia.

Ky udhë­tim i paza­kon­të, i doku­men­tu­ar nga afër nga gaze­tar­ja e “The Times”, Sophia Mon­ey-Coutts, u nis nga Barcelona drejt Mon­akos, Ital­isë dhe anas­jell­tas, duke trans­portu­ar rreth 630 pasag­jerë. Për­bër­ja e këtij grupi, që përf­sh­inte per­sona nga 24 deri në 74 vjeç, sipas zërave kri­tikë, pasqy­ron degradimin e struk­tu­rave tradi­cionale, ku kufi­jtë e moshës dhe të etikës pub­like shkri­hen në emër të argë­tim­it të shfren­uar. Me kabi­na që kush­tonin nga 5 mijë deri në 35 mijë paund dhe bile­ta të shi­tu­ra plotë­sisht, sipas kri­tikëve, ky event shënon nor­mal­iz­imin e një mod­eli ku morali shitet për luks.

Kom­pa­nia e nisi aktivitetin vite më parë me fes­ta pri­vate në shtëpi dhe ambi­ente luk­soze në Londër, për t’u shndër­ru­ar më pas në një markë ndërkom­bëtare që tash­më orga­ni­zon edhe udhë­time tur­is­tike në det.

Në bord nuk mungo­nin fes­tat, mësimet e kërcim­it, ambi­en­tet e argë­tim­it dhe hapësir­at e dedikuara për takime intime mes pjesë­mar­rësve.

Sipas repor­tazhit të “The Times”, atmos­fera në ani­je ndryshonte grad­u­al­isht me kalim­in e orëve, ndër­sa orga­ni­za­torët kishin ven­do­sur rreg­ul­la të deta­juara mbi respek­tin dhe pëlqimin e ndërsjel­lë, të pub­likuara si në aplika­cionin e even­tit ash­tu edhe në ambi­en­tet e ani­jes.

Pra­pa kësaj fasade argë­ti­mi dhe luk­si, shtro­het pyet­ja thel­bë­sore e qën­drim­it tonë ndaj këtyre dukurive: ku po shkon shoqëria kur bërthama e famil­jes sakri­fiko­het për fitime mar­ra­mendëse?

Për kri­tikët e kësaj nisme, nor­mal­iz­i­mi i ngjar­jeve të tilla nuk bën gjë tjetër veçse shkatër­ron vler­at themelore të bashkë­jetesës, duke e kthy­er shthur­jen në një pro­dukt të stan­dard­izuar për shtresën që mund të pagua­jë çmime stratos­ferike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading