news

Përplasja për huanë nga SHBA-ja, grupi parlamentar i PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Legjislacionit

Grupi Par­la­men­tar i Par­tisë Demokratike ka kërkuar thirrjen urgjente të mbled­hjes së Këshillit të Legjis­la­cionit për vlerësimin e kushte­tut­shmërisë dhe ligjsh­mërisë së shqyr­tim­it, me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar, të mar­rëvesh­jes së huas me SHBA-në, bren­da të njëjtës ditë dhe pa u shpërn­darë para­prak­isht deputetëve të pakicës tek­sti i mar­rëvesh­jes dhe rela­cioni shoqërues.

“I nderu­ar z. Kryetar, Kjo kërkesë paraqitet për shkak të shqetësimeve seri­oze lid­hur me respek­timin e rreg­ullave kushtetuese dhe pro­ce­du­rale që garan­to­jnë ushtrim­in efek­tiv të man­datit të deputetit dhe të funk­sion­it ligjvënës të Kuven­dit.

Nga të dhë­nat e bëra pub­like rezul­ton se mar­rëvesh­ja ka qenë në dis­pozi­cion të Këshillit të Min­is­trave prej disa javësh, ndër­sa Kuven­dit i është për­c­jel­lë vetëm pak ditë për­para për­fundim­it të sesion­it par­la­men­tar, duke u kërkuar shqyr­ti­mi dhe mira­ti­mi i saj me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar. Për më tepër, deputetëve të opoz­itës par­la­mentare dhe, në mënyrë të veçan­të, deputetëve të Grupit Par­la­men­tar të Par­tisë Demokratike, tek­sti i plotë i pro­jek­tligjit dhe i mar­rëvesh­jes nuk u është vënë në dis­pozi­cion në mënyrë efek­tive dhe bren­da një kohe të arsyeshme për­para shqyr­tim­it dhe votim­it.

Sipas nen­it 14, pika 1, të Rreg­ul­lores, Këshilli për Legjis­la­cionin është organ këshillimor që vlerë­son ose jep mendim për çësht­jet kushtetuese ose ligjore që ngri­hen në lid­hje me tek­stin e një pro­jek­tligji, si dhe për çësht­jet e har­mo­nizim­it të pro­jek­tligjit me aktet e tjera ligjore në fuqi, jurispru­dencën e Gjykatës Kushtetuese dhe aktet ndërkom­bëtare ku Repub­li­ka e Shqipërisë është palë.

E kon­sidero­jmë të papranueshme që deputetëve t’u kërko­het të disku­to­jnë dhe të voto­jnë një tekst me të cilin nuk kanë pasur mundësi reale të nji­hen, të cilin nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme ta lex­o­jnë dhe për të cilin nuk kanë mundur të vlerë­so­jnë paso­jat juridike, finan­cia­re dhe insti­tu­cionale.

Një mënyrë e tillë pro­ced­i­mi nuk gjen mbështet­je në Kushte­tutë, në Rreg­ul­loren e Kuven­dit apo në parimet themelore të par­la­men­ta­rizmit demokratik. Ajo cenon karak­terin sub­stan­cial të shqyr­tim­it par­la­men­tar dhe rrezikon ta reduk­to­jë votën e deputetit në një veprim for­mal, të papara­prirë nga informi­mi, anal­iza dhe debati real par­la­men­tar.

Në këtë drej­tim, neni 69, pika 2, i Rreg­ul­lores për­cak­ton shpre­himisht se Kryetari i Kuven­dit urd­hëron men­jëherë shpërn­dar­jen e pro­jek­tlig­jeve deputetëve. Pika 3 e të njëjtit nen parashikon, si rreg­ull të përgjithshëm, se shqyr­ti­mi i pro­jek­tlig­jeve nuk mund të fil­lo­jë pa kalu­ar të pak­tën dy javë nga data e paraqit­jes së tyre, me për­jash­tim të rasteve kur në Rreg­ul­lore për­cak­to­het ndryshe.

Edhe kur ndiqet pro­ce­du­ra e për­sh­pe­j­tu­ar, neni 28 i Rreg­ul­lores parashikon rreg­ul­la dhe garan­ci të posaçme pro­ce­du­rale. Sipas pikës 1 të këtij neni, vetëm me kërkesë të Këshillit të Min­is­trave ose të një të pestës së të gjithë num­rit të deputetëve, Kuven­di mund të shqyr­to­jë një pro­jek­tligj me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar.

Sipas pikës 3, kërke­sa për pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuven­dit, i cili ia njofton Kuven­dit në seancën plenare më të parë.

Pas njof­tim­it të Kryetar­it dëgjo­het një folës pro dhe një folës kundër, ndër­sa Kryetari i Kuven­dit i paraqet kuven­dit për votim pro­jek­tvendimin përkatës, në të cilin për­cak­to­hen data e shqyr­tim­it të pro­jek­tligjit në komi­sion­in përgjegjës, afati bren­da të cilit mund të propo­zo­hen amen­da­mente dhe data e shqyr­tim­it në seancë plenare.

Në çdo rast, sipas nen­it 28, pika 4, afati bren­da të cilit çësht­ja duhet të shqyr­to­het në komi­sion dhe në seancë plenare nuk mund të jetë më pak se një javë nga data e paraqit­jes së kërkesës nga Kryetari i Kuven­dit në seancë plenare.

Për rrjed­ho­jë, për­dori­mi i pro­ce­durës së për­sh­pe­j­tu­ar nuk mund të inter­pre­to­het si për­jash­tim nga detyri­mi për t’ua shpërn­darë deputetëve pro­jek­tligjin dhe doku­menta­cionin shoqërues, as si autor­iz­im për të shman­gur informimin efek­tiv, shqyr­timin par­la­men­tar, paraqit­jen e amen­da­menteve dhe zhvil­lim­in e debatit. Pro­ce­du­ra e për­sh­pe­j­tu­ar shkur­ton afatet pro­ce­du­rale vetëm bren­da kufi­jve të për­cak­tu­ar nga Rreg­ul­lor­ja, por nuk elim­i­non të drej­tat dhe garancite themelore që u mundë­so­jnë deputetëve ushtrim­in real, të ndërgjegjshëm dhe të infor­muar të man­datit të tyre kushtetues.

Duke qenë se shqyr­ti­mi me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar i këtij pro­jek­tligji bren­da të njëjtës ditë, pa iu shpërn­darë deputetëve para­prak­isht tek­sti i mar­rëvesh­jes dhe rela­cioni shoqërues, ngre disa pikëpyet­je lid­hur me respek­timin e detyrimeve që buro­jnë nga neni 2, pika 2, neni 70, pika 1, neni 75. pika 2, neni 82, pika 1, neni 83, pika 2, e Kushte­tutës së Shqipërisë, neni 28, pika 3, neni 46, pika 1, neni 48, pika 1, neni 68, pika 2, neni 69, pika 2, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit, neni 4, pikat 1 dhe 3, neni 5, të Ligjit Nr. 8850, datë 18.11.1999 “Sta­tusi i Deputetit”, i ndryshuar, dhe vendi­mi Nr. 28, datë 23.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, në drej­tim të garan­tim­it të parim­it të demokracisë për­faqë­suese, respek­tim­it të të drej­tave që buro­jnë nga sta­tusi kushtetues i deputetëve, zba­tim­it të stan­dard­eve të sank­sionuara nga jurispru­den­ca kushtetuese, në mbështet­je të nen­it 14, pika 6, të Rreg­ul­lores së

Kuven­dit, kërko­jmë:
1. Pajtuesh­mërinë e pro­ce­durës së ndjekur me Kushte­tutën dhe Rreg­ul­loren e Kuven­dit;
2. Respek­timin e detyrim­it për shpërn­dar­jen e men­jëher­shme dhe efek­tive të pro­jek­tligjit dhe të tek­stit të mar­rëvesh­jes për të gjithë deputetët;
3. Respek­timin e afat­eve dhe të garan­cive pro­ce­du­rale të për­cak­tu­ara në nenet 28 dhe 69 të Rreg­ul­lores së Kuven­dit;
4. Kushte­tut­shmërinë dhe ligjsh­mërinë e për­dorim­it të pro­ce­durës së për­sh­pe­j­tu­ar në rrethanat konkrete;
5. Ndikimin e pro­ce­durës së ndjekur mbi të drejtën dhe detyrim­in e deputetëve për shqyr­tim efek­tiv, të plotë dhe sub­stan­cial të pro­jek­tligjit;
6. Mundës­inë reale të deputetëve për të ushtru­ar të drejtën e debatit, të paraqit­jes së amen­da­menteve dhe të votim­it të infor­muar.

Thek­so­jmë se qën­dri­mi ynë nuk lid­het me përm­ba­jt­jen poli­tike të mar­rëvesh­jes dhe as me kundër­sh­timin në parim të huasë së ofru­ar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën në parim nuk kemi asnjë kundër­sh­tim. Çësht­ja që kërko­jmë të shqyr­to­het nga Këshilli lid­het vetëm me respek­timin e Kushte­tutës, të Rreg­ul­lores së

Kuven­dit dhe të stan­dard­eve të një pro­ce­si të rreg­ullt par­la­men­tar.

Ajo lid­het gjithash­tu me tra­j­timin me respekt dhe din­jitet të çdo deputeti, pa dal­lim nëse i për­ket shu­micës apo opoz­itës par­la­mentare, veçanër­isht sa i takon njo­hjes efek­tive me tek­stet që do të disku­to­hen dhe voto­hen në Kuvendin e Shqipërisë.

Vënia në dis­pozi­cion në kohë e tek­steve që do të shqyr­to­hen dhe voto­hen nuk është priv­i­legj poli­tik, por kusht themelor për ushtrim­in e man­datit kushtetues të deputetit dhe për legjitimitetin demokratik të pro­ce­sit ligjvënës.

Për sa më sipër, kërko­jmë:
1. Nxjer­rjen e men­jëher­shme të urdhrit për thirrjen urgjente të mbled­hjes së Këshillit për Legjis­la­cionin;
2. Për­cak­timin e çësht­jes së mësipërme në rendin e ditës së Këshillit, në për­puth­je me nenin 14, pika 6, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit;
3. Vënien men­jëherë në dis­pozi­cion të anë­tarëve të Këshillit dhe të të gjithë deputetëve të tek­stit të plotë të pro­jek­tligjit, të mar­rëvesh­jes, të rela­cionit shoqërues dhe të çdo doku­men­ti finan­ciar, juridik ose teknik që lid­het me të.

Duke kon­sideru­ar afatet e kufizuara dhe rëndës­inë e respek­tim­it të garan­cive kushtetuese dhe pro­ce­du­rale par­la­mentare, kërko­jmë që kjo kërkesë të tra­j­to­het me urgjencë dhe për­para shqyr­tim­it për­fundim­tar të pro­jek­tligjit në seancë plenare”, thuhet në shkresën e PD.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading