news

Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal!

Aksi Qafë Thorë–Theth është riha­pur për qarkul­lim­in e mjeteve pasi u bllokua përko­hë­sisht nga resh­jet e den­dura. Autoriteti Rru­gor Shqip­tar bën të ditur se seg­men­ti u pas­trua men­jëherë nga kon­trak­tori i mirëm­ba­jt­jes, i cili ndërhyri me mjete dhe punë­torë sht­esë, duke rik­thy­er qarkul­lim­in në nor­malitet.

Sipas ARRSH-së, resh­jet me inten­sitet të lartë kanë shkak­tu­ar rënie gurësh dhe mate­ri­alesh edhe në akset Bajram Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Mor­inë, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Bajram Curri–Fierzë dhe Dushaj–Lekbibaj. Megjithatë, në këto seg­mente nuk janë rapor­tu­ar prob­leme me qarkul­lim­in e autom­jeteve.

Njof­ti­mi i plotë i ARRSH-së:
“Resh­je me inten­sitet dhe rrebesh kanë prekur veçanër­isht zonat veri­ore të ven­dit, duke shkak­tu­ar rënie gurësh dhe mate­ri­alesh në trup të rrugës, si në:

Bajram Cur­ri-Val­bonë Ura Bujan-Qafë Mor­inë, Qafë Mej­dan-Tropo­jë-Buçaj dhe Bajram Cur­ri-Fierze, Dushaj-Lek­bibaj, por pa sjel­lë prob­leme me qarkul­lim­in. Në Qafë Thorë-Theth pati përko­hë­sisht bllokim të aksit rru­gor.

Falë ndërhyr­jes së men­jëher­shme të kon­trak­torit të mirëm­ba­jt­jes me mjete dhe punë­torë të shtu­ar është bërë pastri­mi i seg­men­tit dhe hap­ja e tij për të gjitha mjetet duke e rik­thy­er qarkul­lim­in në nor­malitet”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading