news

Rrëmbimi i dokumentit konfidencial nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Shehajt

Pas kërkesës së PS për për­jash­tim nga punimet e Kuven­dit për 60 ditë të Agron She­ha­jt, nesër Sekre­tariati i Etikës do të mblid­het për shqyr­tim.

Më herët Par­tia Social­iste ka kërkuar mar­rjen e masës disi­plinore ndaj deputetit Agron She­haj dhe refer­im­in e çësht­jes pranë Prokuror­isë së Posaçme (SPAK), pas inci­den­tit të ndod­hur ditën e sotme, kur kreu i Par­tisë Mundësia rrëm­beu nga zyrat e Kuven­dit doku­mentin kon­fi­den­cial të ligjit për huanë nga SHBA.

Në një kërkesë drej­tu­ar kryetar­it të Kuven­dit, Niko Peleshi, dhe Sekre­tari­atit për Pro­ce­du­rat, Votimet dhe Etikën, PS kërkon që ndaj She­ha­jt të mer­ret masa e për­jash­tim­it nga pjesë­mar­r­ja në komi­sione dhe sean­ca plenare për 60 ditë.

Sipas shkresës, gjatë shqyr­tim­it të mar­rëvesh­jes së huas direk­te mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financim­it të jashtëm ushtarak, deputetët janë infor­muar se doku­men­ti përm­bante infor­ma­cion të klasi­fikuar dhe mund të kon­sul­to­hej vetëm në ambi­en­tet e për­cak­tu­ara nga Kuven­di, pas nën­shkrim­it të deklaratës së kon­fi­den­cialitetit.

PS pre­tendon se Agron She­haj, pasi është paraqi­tur në sal­lën ku mba­hej doku­men­ti, ka kërkuar ta mar­rë kop­jen fizike me vete, por është kundër­sh­tu­ar nga stafi i Kuven­dit.

Në kërkesë thuhet se deputeti “e ka mar­rë me for­cë mate­ri­alin dhe është larguar bashkë me të”, ndër­sa një këshilltare e Kuven­dit, e cila sipas doku­men­tit e ka ndjekur për ta rimar­rë, është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar dëm­time.

“Deputeti Agron She­haj, me sjell­jet e tij të përsërit­u­ra të dhun­shme dhe agre­sive ka vënë në rrezik këshilltaren, e cila është gjen­dur e pam­bro­j­tur për­bal­lë kësaj sjell­je­je të dhun­shme dhe të papranueshme”, thuhet në kërkesën e depoz­i­tu­ar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading