news

‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake, Beqaj ende në paraburgim

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Pas më shumë se 1 viti sean­cash para­prake, Gjyka­ta e Posaçme ven­dosi këtë të hënë të rrë­zo­jë kërkesën e Prokuror­isë për kalim­in për gjykim të dos­jes SASPAC. GJKKO ven­dosi ta rik­the­jë pranë SPAK-ut, për plotësim het­imesh, dos­jen ndaj ish-drej­torit të agjen­cisë SASPAC, Ilir Beqaj, si dhe ndaj të gjithë të akuzuarve të tjerë.

Për këtë dos­je, të vet­mit që mba­hen në arrest me burg janë Ilir Beqaj dhe Ermal Kur­tu­laj. Prokuror­ja Eli­da Kaçki­ni ka afat deri më 30 tetor për të plotë­suar hetimet e munguara.

Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drej­tonte SAS­PAC-un, dyshohet se ka favorizuar kry­er­jen e prokurimeve fik­tive për pro­jek­tet e EUSAIR gjatë viteve 2022–2023.

Prokuro­r­ia pre­tendon se ten­derët real­i­zo­heshin vetëm në doku­mente dhe fondet për­fi­to­heshin në mënyrë të paligjshme përmes kom­panive të lid­hu­ra me skemën.

Ilir Beqaj aku­zo­het për pesë vepra penale, “kor­rup­sion pasiv”, “shkel­je e barazisë në ten­derë”, “fal­si­fikim doku­men­tash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mos­deklarim pasurie”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading