news

Si u lejua egjiptiani të drejtonte betonieren dhe pse nuk po hetohen Dulakët?

Aksi­den­ti tragjik te rrethi i TEG-ut, ku hum­bën jetën dy shte­tas egjip­tianë të punë­suar nga kom­pa­nia “Alba-Beton”, ngre dyshime seri­oze mbi respek­timin e ligjit, kon­trol­let insti­tu­cionale dhe përgjegjës­inë e drejt­për­drejtë të punëd­hënësit.

Sipas të dhë­nave zyrtare të bëra pub­like nga DPSHTRR, drejtue­si i auto­be­tonieres nuk kishte leje drej­ti­mi shqiptare dhe nuk rezul­tonte i pajisur me Dësh­mi Aftësie Pro­fe­sion­ale (DAP), një doku­ment kyç dhe i detyrueshëm për drej­timin e mjeteve të tilla të rën­da. Më tej, hetimet zbu­lu­an se leja e drej­tim­it egjip­tiane që ai dispononte kishte skad­uar në momentin e aksi­den­tit.

Kjo ngre një pyet­je themelore: Si mund të vihej në tim­o­nin e një auto­be­toniere­je një per­son pa asnjë doku­menta­cion të vlefshëm?Përgjegjësia këtu nuk mbaron te shoferi. Në çdo kom­pani ndër­ti­mi apo trans­porti ekzis­ton një zinx­hir i qartë përgjegjësie.

Para se një punon­jës të ulet në tim­on, dikush ka për detyrë të ver­i­fiko­jë vlef­sh­mërinë e paten­tës, njo­hjen e saj ligjore në Shqipëri, cer­ti­fikatat pro­fe­sion­ale dhe lejet e punësim­it.

Nëse këto pro­ce­du­ra nuk janë ndjekur, çësht­ja nuk është thjesht një gabim indi­vid­ual, por ngre përgjegjësi të rën­da admin­is­tra­tive dhe penale për drejtue­sit e kom­panisë që e lejuan atë të dilte në rrugë.Pse nuk është njof­tu­ar ende një het­im ndaj kom­panisë “Alba-Beton”?

Insti­tu­cionet duhet t’u japin urgjen­tisht përgjig­je pesë pyet­jeve krye­sore:

Kush e ver­i­fikoi paten­tën e shofer­it?
Kush kon­trol­loi vlef­sh­mërinë e saj?
A ishte e njo­hur ligjër­isht kjo leje drej­ti­mi në Shqipëri?
A ishte pajisur shoferi me Dësh­minë e Aftë­sisë Pro­fe­sion­ale?
A janë respek­tu­ar pro­ce­du­rat ligjore për punësimin e shte­tasve të huaj?

Në një shtet ligjor, çdo aksi­dent me për­fundim fatal duhet të ndiqet nga një het­im i plotë, i paan­shëm dhe pa asnjë kom­pro­mis. Nëse provo­het se kom­pa­nia ka lejuar drej­timin e një autom­jeti të rëndë nga një per­son pa doku­menta­cionin e kërkuar, përgjegjësit duhet të për­ballen me ligjin, pavarë­sisht emrit të kom­panisë apo ndikim­it të pronarëve të saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading