news

U mor peng nga ish-partneri, rrëfehet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur!

Në një inter­vistë ekskluzive për Report Tv, she­fi i sta­cionit policor të Roskovecit, Mariglen Korove­shaj ka rrë­fy­er momentet e nego­ci­atave me autorin e ngjar­jes së rëndë të ndod­hur në Vid­hishtë të Roskovecit, Refit Buzin, për lir­im­in e ish të fejuarës, Roza­lin­da Pla­ka.

“Kemi qenë në komu­nikime të vazh­dueshme për disa orë me autorin deri në momentin që autori është bindur dhe ka kërkuar që unë per­son­al­isht të afro­hem në vendin ku ai ndod­hej së bashku me pen­gun. Ka qenë zgjed­h­ja e tij nga nego­ci­atat që janë bërë për rreth dy orë, nga momen­ti që autori është kon­tak­tu­ar”, tha Korove­shaj.

Korove­shaj tre­gon se ka qenë zgjed­h­ja e autorit që pranë autom­jetit të afro­hej pikër­isht she­fi i sta­cionit policor duke iu përgjigjur kërke­save të tij, të mos jetë i armato­sur.

“Unë jam afru­ar në vendin ku ai ndod­hej dhe përsëri ka refuzuar ta lëshonte vajzën sepse e shikonte si garan­ci që mos t’i ndod­hte gjë. Në ato momente më ka kërkuar që të afro­hem i paar­mato­sur dhe i vetëm. E kam zbat­u­ar kërkesën e autorit. Në momentin që i jam afru­ar, ka kërkuar sër­ish të më shikonte nëse jam i armato­sur. E kam zbat­u­ar kërkesën e tij, duhet të bën­im çdo gjë që ai të mos agravo­hej apo acaro­hej më tepër sepse qël­li­mi ishte shpë­ti­mi i jetës së tij dhe pengut”, thotë poli­ci.

Ai thotë se dis­tan­ca më e afërt që i është afru­ar autom­jetit është 2 metra dhe se e gjithë sit­u­a­ta është mon­i­toru­ar nga for­cat RENEA tek­sa ka thek­suar se çdo sekondë ishte vendimtare.

“Në momentin që jam afru­ar më ka thënë mos bëj më asnjë lëviz­je të afro­hesh se do të vras veten. Jam tërhe­qur, kam bërë nego­ci­atat derisa është bërë e mundur që autori të lironte pen­gun. Ishte një moment i rrezik­shëm, në ato momente men­don si të shpë­toosh një jetë njeriu, çdo sekondë është vendimtare. Veprimet duheshin kry­er sa më shpe­jt pasi gjend­ja e rën­d­uar që ndod­hej autori mund të agravonte dhe të rën­donte sit­u­atën. Kemi men­d­uar për shpë­timin e jetës së vajzës”, rrëfen Korve­shaj.

Sipas tij vajza ka qenë jo vetëm e trau­ma­tizuar, por edhe me lëndime fizike ndaj nuk mund të ecte, çka ka bërë që t’i vijë në ndih­më duke e mar­rë në krahë.

“Vajza ishte në gjend­je shumë të rëndë psikologjike dhe fizike, kishte dëm­time në pjesën e trupit që ishin shkak­tu­ar nga autori në momentin që e ka mar­rë me for­cë nga bane­sa.

Kishte shumë dëm­time fizike që e bënin të pamundur të ecte. Në ato momente që ka dalë nga autom­jeti, duhet të largo­hej sa më shpe­jt nga zona e rrezikut. Jam rik­thy­er te autori për të vazh­d­uar nego­ci­atat që të lironte armën dhe mos të vazh­donte më me sit­u­atën”, tha she­fi i komis­ari­atit.

Për shefin e sta­cionit policor ky ka qenë momen­ti më i vështirë i kar­ri­erës së tij 12-vjeçare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading