news

U mor peng nga ish-partneri, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste…

Zbard­het dësh­mia e dhënë nga Roza­lin­da Pla­ka, e cila u mor peng për gati 3 orë nga ish-part­neri Ner­til Buzi në Roskovec, i cili i vrau babain dhe nënën.

“Në vitin 2020 kemi shpal­lur fejesën dhe kemi kri­juar hyr­je-dal­je famil­jare. Lid­h­ja jonë ka vazh­d­uar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të nda­hem prej tij, por Refi­ti nuk ka pran­uar. Arsye­ja ishte se ai bënte një jetë të çrreg­ullt, nuk ishte i përqen­dru­ar te lid­h­ja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më për­sh­tateshin mua. Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dako­rd me këtë lid­hje që në fil­lim. Në lid­hje me ngjar­jen e ndod­hur, dua të tre­goj se kam qenë duke fje­tur gjumë në dhomën time, ndër­sa prindërit e mi ndod­heshin në dhomën e tyre. Kam dëgjuar një zhur­më të fortë, që m’u duk si kris­më arme, dhe dola në kor­ri­dor për të parë se çfarë kishte ndod­hur.

Kur dola, pashë shte­tasin Refit Buzi në kor­ri­dor, me një armë të gjatë, si ato të gjahut, në dorë. Po ash­tu pashë babanë tim, Kos­ta Pla­ka, të shtrirë përm­bys pranë hyr­jes së dhomës, i mbu­lu­ar me gjak. Unë i kapa armën dhe po e mba­ja, por Refi­ti bërtiste: ‘…do t’ju vras të gjithëve…’.

Më shtyu, më godi­ti me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty u plagosa nga copat e xhamit në trup. Më mori me for­cë dhe më hipi në mak­inë. Momentin nga kur më mori me for­cë nga shtëpia deri sa hipa në mak­inë nuk e kuj­toj, sepse kam qenë shumë e tron­di­tur. Ai komu­nikonte në tele­fon me punon­jës poli­cie, të cilët i kërkonin të dorë­zo­hej, por Refi­ti u thoshte: ‘…nuk i bëj asgjë gocës, po e mbaj për vetëm­bro­jt­je, do vras veten’.”

Roza­lin­da Pla­ka u mba­jt peng për disa orë nga autori, Refit Buzi, dhe u lirua vetëm pasi ai iu dorëzua she­fit të Sta­cionit të Poli­cisë së Roskovecit, Mariglen Korove­shaj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading