news

12 milionë lekë për të marrë gjakun, në Berat tenderin e shëndetësisë e japin me mik

Është zbu­lu­ar një tjetër rast i keq­me­nax­him­it të fondeve pub­like në sek­torin e shën­de­të­sisë. Pas mon­i­torim­it të një pro­ce­dure nga Qen­dra Spi­talore Rajonale Berat me në krye mjekun social­ist Arben Kono­mi, është kon­fir­muar se insti­tu­cioni nuk ka kry­er kon­trol­let e detyrueshme për të sig­u­ru­ar cilës­inë e mall­rave të furnizuara.

Bëhet fjalë për ten­derin me objekt “Furniz­im me kite dhe reagen­të për Lab­o­ra­torin e Kuçovës”, me 4 fitues EGIAN MED, Olt­jan Has­toçi, Biotek, Prox­imus, me një vlerë prej rreth 12 mil­ionë lekësh.

Autoriteti kon­trak­tor nuk ka sig­u­ru­ar nëse pro­duk­tet e dorëzuara përm­bush­nin speci­fikimet e për­cak­tu­ara në kon­tratë. Spi­tali nuk ka vërte­t­u­ar deklaratat e oper­a­torit ekonomik fitues lid­hur me origjinën dhe prod­huesin e mallit, ele­ment kyç mbi të cilin ishte bazuar shpall­ja e fituesit.Këto veprime për­bëjnë një shkel­je të hapur të ligjit “Për Prokurim­in Pub­lik”, duke dëm­tu­ar parim­in e trans­parencës dhe zba­tim­it kor­rekt të kon­tratave shtetërore.

Si paso­jë, është kërkuar mar­r­ja e masave disi­plinore për tre nga per­son­at përgjegjës të këtij institucioni.Raste të ngjashme të evi­den­tu­ara së fund­mi janë kon­stat­u­ar edhe në Spi­tal­in Rajon­al të Dur­rësit. Spi­tal­it Psiki­a­trik të Elbasan­it dhe Spi­tal­in Uni­ver­si­tar “She­fqet Ndro­qi”.

Kon­sta­ti­mi i këtyre shkel­jeve të një­pas­njëshme ngre alarmin për efik­a­sitetin e mekaniz­mave të kon­trol­lit të brend­shëm dhe mënyrën se si menax­ho­hen fondet pub­like nga insti­tu­cionet shën­de­të­sore në vend.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading