news

Alarm në Kenia, 14 elefantë gjenden të ngordhur pranë Parkut Kombëtar Amboseli! Nisin hetimet për ngjarjen misterioze

Autoritetet në Kenia kanë nisur një het­im urgjent pas zbu­lim­it të 14 ele­fan­tëve të ngord­hur pranë Parkut Kom­bë­tar Amboseli, në jug të ven­dit.

Shër­bi­mi i Jetës së Egër të Kenias (KWS) bëri të ditur se ekspertët kanë kry­er ekza­minimet e para në ter­ren, ndër­sa mostrat e indeve janë dër­guar në lab­o­ra­tor për të për­cak­tu­ar nëse vdek­jet janë shkak­tu­ar nga ndon­jë sëmund­je, helmim apo fak­torë të tjerë.

Parku Kom­bë­tar Amboseli dhe zonat për­reth për­bëjnë një nga eko­sis­temet më të rëndë­sishme të jetës së egër në Afrikë, përg­jatë kufir­it me Tan­zan­inë. Sipas autoriteteve, është hera e parë në disa deka­da që regjistro­het një numër kaq i lartë ele­fan­tësh të ngord­hur në këtë zonë, ku gjue­tia e paligjshme është reduk­tu­ar ndjeshëm.KWS thek­son se deri më tani nuk ka pro­va që tre­go­jnë një shkak të vetëm për ngord­hjen e kaf­shëve.

Mes ele­fan­tëve të gje­tur të pajetë ka indi­vidë të moshave dhe gjinive të ndryshme, çka tre­gon se fenomeni nuk ka prekur vetëm një tufë apo një grup të cak­tu­ar. Zyr­tari i komu­nikim­it i KWS, Dun­can Wanya­ma, deklaroi se kufo­mat u zbu­lu­an në disa pika të ndryshme, 15 deri në 30 kilo­me­tra larg kufi­jve të Parkut Kom­bë­tar Amboseli.Sipas të dhë­nave të orga­ni­za­tës Amboseli Trust for Ele­phants, e cila mon­i­toron pop­ul­latën e ele­fan­tëve në zonë, gjatë vitit 2025 në eko­sis­temin Amboseli jetonin mbi 2 mijë ele­fan­të.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading