news

Asgjë nuk e ndal revoltën, protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Protes­ta antiqever­itare hyn sot në ditën e saj të 59-të, ndër­sa orga­ni­za­torët kanë par­ala­jmëru­ar se tubimet do të vijo­jnë edhe këtë të martë, duke këm­bën­gu­lur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre për largimin e kryem­i­nistrit Edi Rama.

Dita e 58-të e protestës u karak­ter­izua nga një sërë tubimesh dhe marshimesh në pika të ndryshme të Tiranës. Qyte­tarët nisën protestën që në orët e mëng­je­sit para Kuven­dit, ku kundër­sh­tu­an zhvil­lim­in e seancës plenare.

Zona për­reth Par­la­men­tit u rrethua nga for­ca të shum­ta poli­cie, ndër­sa gjatë për­p­jek­jeve të protestuesve për t’iu afru­ar god­inës pati ten­sione me efek­tivët. Gjatë protestës disa per­sona u shoqëru­an nga Poli­cia.

Pas inci­den­teve para Kuven­dit, protestue­sit marshuan drejt Komis­ari­atit nr. 1, ku kërkuan lir­im­in e per­son­ave të shoqëru­ar dhe kundër­sh­tu­an ndërhyr­jen e for­cave të ren­dit gjatë tubim­it.

Në orët e pas­dites dhe të mbrëm­jes, protes­ta u zhven­dos për­para god­inës së Kryem­i­nistrisë, ku qyte­tarët mba­jtën fjal­ime dhe shpre­hën kundër­sh­timin ndaj qev­erisë. Gjatë tubim­it u hod­hën kri­ti­ka edhe ndaj plat­for­mës “Besa”, të prezan­tu­ar së fund­mi nga kryem­i­nistri Edi Rama, të cilën protestue­sit e cilë­suan si të pam­jaftueshme për t’iu përgjigjur kërke­save të tyre.Pas për­fundim­it të fjal­imeve, protestue­sit zhvil­lu­an marshimin e për­nat­shëm në rrugët e krye­qytetit, duke përsërit­ur thirrjet “Rama ik!”, “Dorëhe­q­je!”, “Shqipëri e re” dhe “Rev­olu­cion”. Marshi­mi u zhvil­lua pa inci­dente.

Orga­ni­za­torët deklaru­an se protes­ta tash­më ka një objek­tiv të vetëm, largimin e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe zhvil­lim­in e zgjed­hjeve të lira, ndër­sa thek­suan se mobi­liz­i­mi do të vazh­do­jë çdo ditë deri në real­iz­imin e këtij qël­li­mi.

Edhe sot, në ditën e 59-të të protestës, pritet që qyte­tarët të mblid­hen sër­ish në Tiranë, duke vijuar aksion­in e tyre të përdit­shëm kundër qev­erisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading