news

“Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time…

Kreu i par­tisë “Mundësia”, Agron She­haj, në një inter­vistë në “News24” foli për zhvil­limet e fun­dit poli­tike në vend, duke u ndalur edhe tek momen­ti në Kuvend, kur edhe mori doku­mentin e mar­rëvesh­jes me SHBA dhe më pas u largua.

Ai shp­je­goi se janë në një luftë të përdit­shme për t’u njo­hur me lig­je e doku­mente që më pas do të duhen të voto­jnë, dhe kjo sjell edhe mënyrën e “rrëm­bim­it” të një të drejte.Gjithashtu i ndalur te protes­ta, She­haj tha se kanë dy muaj që kryem­i­nistri Rama të dalë para drejtë­sisë, ndër­sa nën­vi­zoi se “kryem­i­nistri e di mirë që fati i tij është ose në burg ose në arrati”.

“Ne jemi në luftë të përdit­shme, në luftë për tu njo­hur me doku­mente e lig­je që do voto­jmë në luftë për tu njo­hur me dos­jen e Bal­lukut që e mba­jnë fshe­hur. Nëse është krim të rrëmbesh një të drejtë, po unë kam kry­er një krim dhe do vazh­doj ta bëj. Dhe ftoj të gjithë shqip­tarët të lufto­jnë për të drej­tat e tyre , nëse këta kanë gjithë këto vite që i vjed­hin shqip­tarët. Nëse pres­im që këta të ikin dhe të na njo­hin të drejtën nuk kanë për ta bërë kur­rë.

Dhe këtë po bëj po rrëm­bej të drej­tat e mia dhe për të nxjer­rë të gjitha krimet e kësaj qev­er­ie të kor­rup­tuar. Këta duan deputetë kukul­la janë mësuar që ven­dos Taulant Bal­la çfarë do flasin. Është e drej­ta ime të nji­hem me atë doku­ment, për t’u infor­muar sepse për atë do votoj. Unë nuk kam dalë kur­rë jashtë Kuven­di. Bal­la dhe Edi Rama dër­guan njerëz për­bal­lë shtëpisë time.Sekretarja nuk ka asnjë përgjegjësi, sapo mora vesh për atë që ndod­hi i shpre­ha keqard­hjen time.

Por nuk ka ndod­hur kur­rë që një deputet të pezul­lo­het 4 herë. Të enjten ka seancë tjetër, nuk ka për­fun­d­uar par­la­men­ti. Ata bëjnë çudi­ra. Nuk më lejuan herën e fun­dit të hyja në par­la­ment edhe pse kishte kalu­ar afati. Protestue­sit kërko­jnë që Rama të dalë para drejtë­sisë dhe ai e di mirë që fati i tij është ose në burg ose në arrati dhe ai do të qën­dro­jë në pushtet se e di fatin e tij”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading