news

Dosja “Partizani”/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Gjyka­ta e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Jamar­bër Mall­tez­it dhe Argi­ta Berishës për heq­jen e masës së sekue­stros mbi 25 pasuri të ven­do­sura nën kon­troll nga drejtësia.

Vendi­mi i shkallës së dytë lë në fuqi atë të dhënë më herët nga Gjyka­ta e Posaçme, ndër­sa edhe Gjyka­ta e Lartë ishte shpre­hur më parë për këtë çësht­je, duke mos ndryshuar masën e sekuestrim­it.

Pasuritë u sekuestru­an në kuadër të het­imeve të Prokuror­isë së Posaçme për dos­jen “Par­ti­zani”, ku Mall­tezi dhe ish-kryem­i­nistri Sali Berisha janë mar­rë të pan­de­hur.

Sipas të dhë­nave të bëra pub­like më herët, pasuritë e sekuestru­ara kanë një vlerë rreth 5.4 mil­ionë euro. Ndërko­hë, sipas rapor­timeve, vetëm në emër të Jamar­bër Mall­tez­it rezul­to­jnë të deklaru­ara rreth 35 pasuri në Shqipëri, me vlerë që arrin në dhjetëra mil­iona euro.

Hetimet e SPAK kanë evi­den­tu­ar gjithash­tu pasuri jashtë ven­dit, për të cilat prokuro­r­ia ka ver­i­fikuar page­sa bankare. Bëhet fjalë për aparta­mente në disa qytete evropi­ane, mes tyre Mynih, Bruk­sel, Roter­dam dhe Budapest.

Sipas të dhë­nave të bëra pub­like, vetëm page­sat e doku­men­tu­ara për këto prona arri­jnë në:

-rreth 450 mijë euro për një aparta­ment në Mynih;

-rreth 395 mijë euro për një aparta­ment në Bruk­sel;

-rreth 360 mijë euro për një aparta­ment në Roter­dam;

-rreth 155 mijë euro për një aparta­ment në Budapest;

Këto vlera janë bazuar në trans­fer­tat bankare të evi­den­tu­ara nga SPAK gjatë hetim­it, ndër­sa viji­mi i het­imeve pritet të për­cak­to­jë nëse ka pasuri të tjera të padeklaru­ara.

Dos­ja “Par­ti­zani” lid­het me hetimet për pri­va­tiz­imin e ish-kom­plek­sit sportiv “Par­ti­zani”, ndër­sa çësht­ja vijon të jetë në pro­ces gjyqë­sor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading