news

Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet

Dyshime për var­rezë masive me tru­pa shqip­tarësh në Zubin Potok, nisin gër­mimet
Pak orë pas arres­tim­it të dy ser­bëve, njësitë spe­ciale të Poli­cisë së Kosovës dhe ekipe të Insi­tu­tit të Mjekë­sisë Ligjore kanë zbarkuar në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Në fshatin Kalludër e Vogël janë kry­er gër­mime për shkak të dyshimeve se aty janë mbet­jet mor­tore të mbi 20 civilëve shqip­tarë, që ishin rrëm­by­er në prill të vitit 1999 në Mitro­vicën Veri­ore.

“Me kërkesë të Prokuror­isë Spe­ciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prisht­inë, insti­tu­cionet rel­e­vante janë duke zbat­u­ar urdhrin për zhvar­rosje, autop­si dhe iden­ti­fikim të mbet­jeve mor­tore në një loka­cion në Komunën e Zubin Potokut”, ka thënë për Euronews Alba­nia zëd­hënës­ja e Prokuror­isë Spe­ciale të Kosovës, Arb­no­ra Luta.

23 shqip­tarë ishin rrëm­by­er më 23 prill 1999 nga for­cat policore dhe ushtarake serbe, dhe ishin nisur në drej­tim të kufir­it të Kosovës me Malin e Zi. Fati i tyre nuk është ditur më kur­rë. Dy të arrestu­ar­it dyshohen se kanë lid­hje me ngjar­jen e rëndë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading