news

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për gjykim të shkurtuar/ Mbetet në fuqi vendimi i GJKKO-së

Gjyka­ta e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Krye­mad­hit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndër­m­jetëm të 15 qer­shorit, pasi u tërhoq nga kërke­sa për gjykim të shkur­tu­ar, por tërhe­q­ja e saj nuk u pran­ua nga Gjyka­ta e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (GJKKO).

Vendi­mi u dha këtë të martë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së. Me këtë vendim, kërke­sa e Krye­mad­hit nuk u pran­ua dhe pro­ce­si gjyqë­sor do të vijo­jë sipas vendim­it të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme.

Fatime Krye­mad­hi nuk jus­ti­fikon 98 mijë euro, 246 mijë dol­larë, 100 mijë euro të deklaru­ara si page­sa nga kom­pa­nia “Agi Cons” për shly­er­jen e kre­dive, si dhe 310 mijë euro të tjera që kon­sidero­hen me burim të pajus­ti­fikuar.

Prokuro­r­ia deklaroi se për bler­jen e aparta­menteve janë mar­rë dy kre­di, por ato janë shly­er me para në dorë, të cilat, sipas akuzës, nuk kanë burim të ligjshëm të provuar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading