news

Kërkohet urgjentisht dhurues gjaku për një pacient të shtruar në Reanimacion

Një apel prekës për ndih­më ka mbër­rit­ur në redaksinë e JOQ Alba­nia nga një nënë e tre fëmi­jëve, e cila kërkon mbështet­jen e qyte­tarëve për bashkëshort­in e saj që ndod­het në gjend­je të rën­d­uar shën­de­të­sore.

Sipas famil­jarëve, 65-vjeçari Michail Kor­muli ndod­het i shtru­ar në Rean­i­ma­cionin e Kar­di­ologjisë në QSUT dhe ka nevo­jë urgjente për trans­fuzione gjaku.

Famil­jarët bëjnë me dije se paci­en­ti ka një dren të ven­do­sur në mushkëri, pasi i është mbled­hur gjak dhe për shkak të hum­b­jeve të vazh­dueshme i nevo­jiten rreth dy qese gjak çdo ditë.

“Ju lutem nga zem­ra, kush mundet të na ndih­mo­jë. Nuk e dimë sa gjatë do të ketë nevo­jë, pasi hum­bet gjak çdo ditë”, shpre­het famil­jar­ja në apelin e saj.

Dhuro­het gjak në çdo qytet, ndër­sa për infor­ma­cion më të deta­juar qyte­tarët mund të kon­tak­to­jnë famil­jen në num­rin:

+355 69 293 4817

Famil­ja kërkon ndih­mën e kujt­do që ka mundësi të dhuro­jë, në mënyrë që 65-vjeçari të vijo­jë tra­j­timin mjekë­sor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading