news

Kreu i Partisë Mundësia vodhi marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA, reagon Braçe: Agron Shehaj kreu krim dhe ushtroi…

Deputeti i Par­tisë Social­iste, Eri­on Braçe, ka reaguar ash­për ndaj deputetit Agron She­haj, i cili dje arri­ti të vjed­hë nga Kuven­di një doku­ment sekret, mar­rëvesh­jen ushtarake Shqipëri-SHBA, e cila më pas u mirat­ua me votat e social­istëve.

Në reag­imin e tij, Braçe aku­zon She­ha­jn se ka shkelur pro­tokol­let e rua­jt­jes së doku­menteve të klasi­fikuara, duke e cilë­suar veprim­in e tij si “krim”. Ai thek­son se një deputet mund të nji­het me një doku­ment të klasi­fikuar, por nuk ka të drejtë ta dispono­jë, kopjo­jë apo fotografo­jë atë.

Braçe dënon gjithash­tu sul­met në rrjetet sociale ndaj nëpunës­es pub­like përgjegjëse për rua­jt­jen e doku­men­tit, duke i cilë­suar ato një tjetër shkel­je të rëndë. Sipas tij, buri­mi i kësaj fushate urre­jt­je­je është vetë She­haj.

Deputeti social­ist aku­zon gjithash­tu She­ha­jn për ushtrim dhune ndaj nëpunës­es, duke pre­tend­uar se ai e shtyu dhe e godi­ti me bër­ryl për t’u larguar, pa i dhënë ndih­më pasi ajo u rrëzua në shkallë.

Reag­i­mi i plotë i Eri­on Braçes:

Mar­rëvesh­ja më e rëndë­sishme ushtarake me Amerikën në 114 vite të shtetit shqip­tar;

Banaliteti i përdit­shëm që e bën qesharake poli­tikën dhe pyet­ja 36-vjeçare – kur do të bëhe­mi seri­ozë?;

Urre­jt­ja online ndaj një nëpunëse­je pub­like që dësh­moi sa qesharake është poli­ti­ka;

Kul­tura e ligjit që nuk ekzis­ton në këtë vend!

Shkurt:

Mar­rëvesh­ja ushtarake me SHBA është mar­rëvesh­ja më e rëndë­sishme në këtë fushë me Amerikën në 114 vite të shtetit shqip­tar; dësh­mon jo vetëm nivelin e bashkëpunim­it ushtarak – jo të gjithë e kanë këtë – por nivelin e mar­rëd­hënieve të Shqipërisë me part­ner­in strategjik jetik të saj. Banaliteti “po ble­jnë Samitin e NATO‑s” dhe çdo dez­in­formim tjetër afër­mendsh është sulm ndaj mar­rëvesh­jes në emër të çdoku­jt që nuk e do këtë mar­rëd­hënie.

Akti i sotëm në Kuvend, në shkel­je të pro­tokol­lit të rua­jt­jes së një doku­men­ti të klasi­fikuar – deputeti nji­het me të, por nuk mund ta dispono­jë atë, nuk është i tij as si i tillë, as si kop­je, as si foto – është krim; banaliteti i një deputeti, i banalitetit të poli­tikës, nuk e rel­a­tivi­zon si krim, as e bën të tolerueshëm, përkun­drazi!

Urre­jt­ja online ndaj një nëpunëse­je pub­like, e ngarkuar me përgjegjësi për rua­jt­jen e një doku­men­ti të klasi­fikuar, është një tjetër krim, për më tepër kur ushtro­het nga gra kundër një gru­a­je; është tmerr.

Ka këtë deputetin si burim – ai zotëron një armë urre­jt­je­je për sulm ndaj kujt­do dhe për mbro­jt­je të byçës së tij; urre­jt­ja që përhapi këtë herë dhe që bëhet e gjithku­jt në nivelin e tij, kërkoi të rel­a­tiv­i­zonte krim­in e tij, por edhe bulin që është kur në fil­lim e shtyn, e godet me bër­ryl për t’i ikur dhe as kthe­het t’i japë ndih­më kur ajo copë­to­het kur bie nga ato shkallë!

Të mer­resh me pam­jet dhe aspak me aktet e një deputeti, përf­shi edhe dhunën ndaj një gru­a­je, natyr­isht është e padrejtë, në kuadër të rel­a­tivizim­it të krim­it të deputetit!

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading