news

Kroacia bllokon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së, Zagrebi vendos gjashtë kushte për vijimin e negociatave

Bashkë me Shqipërinë, Mali i Zi vazh­don të jetë ven­di kan­di­dat më i avan­cuar për anë­tarësim në Bashkimin Evropi­an, por rru­ga e tij drejt BE-së po has në një pengesë të mad­he nga Kroa­cia.

Zagre­bi ka bllokuar hap­jen e nego­ci­atave për Kapit­ullin 31, që lid­het me poli­tikën e jashtme, sig­ur­inë dhe mbro­jt­jen, duke kërkuar që Pod­gor­i­ca të zgjid­hë gjashtë çësht­je dypalëshe të pazgjid­hu­ra.

Që në vitin 2024, Kroa­cia kishte ngrit­ur zyr­tar­isht kundër­sh­time pas mira­tim­it nga Par­la­men­ti i Malit të Zi të një rezo­lute për geno­cidin ndaj ser­bëve në kampin e përqen­drim­it të Jasen­o­vac­it gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zagre­bi e kon­sideroi këtë veprim një pro­vokim të nxi­tur nga Beogra­di.

Sipas gazetës serbe Blic, citu­ar edhe nga Ser­bian Mon­i­tor, Kroa­cia i ka kërkuar Malit të Zi që deri në fund të vitit të ndër­mar­rë hapa konkretë për zgjid­hjen e gjashtë çësht­jeve, në mënyrë që të japë dritën jeshile për vazhdimin e nego­ci­atave me BE-në.

Mes kërke­save të Zagrebit janë dëmsh­për­bli­mi për ish-të bur­go­surit kroatë të mba­j­tur në kam­pet e luftës në Mal të Zi, viji­mi i kërkimeve për 14 per­sona që rezul­to­jnë ende të zhdukur nga Lufta për Pavarës­inë e Kroacisë (1991–1995), ndjek­ja penale efek­tive e krimeve të luftës, zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jeve për pronat e kon­fiskuara famil­jeve kroate, për­cak­ti­mi i kufir­it detar mes dy vendeve, kthi­mi i ani­jes stërvi­tore Jad­ran dhe rua­jt­ja e pllakës përku­j­ti­more në ish-kampin e Mor­in­jit, ku nga viti 1991 u bur­gosën qin­dra kroatë.

Pavarë­sisht këtyre penge­save, Mali i Zi po vazh­don punën teknike me insti­tu­cionet evropi­ane dhe mbetet kan­di­dati krye­sor për anë­tarësim. Në mesin e kor­rikut 2026, Pod­gor­i­ca mbyl­li përko­hë­sisht edhe dy kapituj të tjerë të nego­ci­atave, duke e çuar në 18 num­rin e kapitu­jve të mbyl­lur nga gjith­sej 33.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading