
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim në rrjetet sociale ka vazhduar denoncimin e tij.
Pas konferencës së mbajtur në mesditë ku ka treguar se, si brenda dy muajsh një tokë e blerë 320 mijë euro është rivlerësuar 26 mln euro, dhe se si është blerë kazinoja në kullën e ‘Air Albania’, Këlliçi ka publikuar dhe një foto të Olsi Ramës dhe shokut të ngushtë të këtij të fundit, Gert Haka.
Reagimi i nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi:
Shokut të ngushtë të Olsi Ramës i ka ndodhur një mrekulli financiare, një përmbysje e paimagjinueshme dhe në skenaret e Hollivudit.
Për 2 muaj, ai ‘blen’ një tokë 320 mijë euro dhe e rivlerëson 26 milionë euro. Me gjysmën e kësaj toke ai bëhet pronar i kazinosë së kullës ‘Air Albania’.
Kjo lëvizje bëhet nën hundën e disa institucioneve që monitorojnë dhe teorikisht luftojnë pastrimin e parave, me në krye SPAK!
Me Edi Ramen, Olsi dhe shokët e tij kanë gjetur parajsën në Shqipëri.
Jo më kot, ndërsa kanë ikur 1 milionë shqiptarë nga vendi prej qeverisjes së keqe, korrupsionit e lidhjeve me krimin, i vetmi që është kthyer është vëllai i Kryeministrit dhe shoqëria e tij!!!