news

“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”, Këlliçi zbardh skemën: Dosja do t’i dërgohet SPAK-ut!

Nënkryetari i PD, Belind Kël­liçi, pub­likoi këtë të hënë një dos­je me pre­tendime për mënyrën e dhënies dhe trans­ferim­it të kon­trol­lit të licencës së kazi­nosë në kul­lën “Air Alba­nia”.

Sipas tij, kom­pa­nia GLG Invest­ment, e cila mori kon­trol­lin e Space+, shoqërisë që zotëron licencën e kazi­nosë, është e lid­hur me një kom­pani off­shore dhe transak­sioni ngre dyshime që, sipas tij, duhet të het­o­hen nga Prokuro­r­ia e Posaçme.

Kël­liçi tha se kazi­no­ja te “Air Alba­nia” është një mega-aferë pas të cilës qën­dron Olsi Rama, vël­lai i kryem­i­nistrit Edi Rama.

Belind Kël­liçi:

Sot do përm­bledh shkur­timisht këtë aferë që lid­het me licencën e dhënë për ushtrim­in e aktivitetit të kazi­nosë në kul­lën ‘Air Alba­nia’. Sig­ur­isht ne sot përveç pjesës teknike dhe paraqit­jes së veprave të ndryshme penale, do të bëjmë dhe një prezan­tim në raport me indi­vidët e përf­shirë dhe lid­hjet e tyre me vël­lain e Kryem­i­nistrit Edi Rama. Ky mate­r­i­al, por edhe një rrjet i plotë kom­pan­ish të lid­hu­ra si me biz­nesin e Call Cen­ter, ash­tu dhe me lejet e ndër­tim­it, që për efekt kohe nuk do të bëhen pub­like të gjitha sot, do të për­cil­let pranë SPAK për het­ime të mëte­jshme. Por po fil­loj me prezan­timin. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, hotelet me 5 yje në vendin tonë, mund të për­fi­to­jnë liçen­së për ushtrim­in e aktivitetit të kazi­nosë. Një ndër hotelet me 5 yje është ai në kul­lën e sta­di­u­mit kom­bë­tar Air Alba­nia. Shoqëria që ka një liçen­së kazi­no­je në këtë hotel është Space +.

Sipas të dhë­nave të QKB ky sub­jekt fil­lim­isht kur mori liçen­sën, kishte si aksion­er 99% shoqërinë ALB-STAR, dhe 1% W‑CZ Hold­ing s.r.o. Kjo e fun­dit një kom­pani e regjistru­ar në Repub­likën Çeke.
Sipas detyrimeve ligjore, kom­pa­nia e cila aplikon për mar­rjen e një liçense duhet të ketë një kap­i­tal min­i­mal­isht 1.200.000.000 lekë, rreth 12 mil­ionë euro. Ligji për­cak­ton gjithash­tu se kom­pa­nia duhet të ketë ekspe­ri­encë në fushën e lojrave të fatit, e mesa duket, kjo ka qenë arsye­ja përse është futur si aksion­er me 1% ortaku Ë‑CZ Hold­ings s.r.o. në kazi­nonë në kul­lën Air Alba­nia.

W‑CZ Hold­ings s.r.o, është e lid­hur me shoqëritë të cilat kanë pjesën më të mad­he të tregut të lojrave të fatit, ADRIA ENTERTAIMENT dhe WSI shpk, të lid­hu­ra drejt­për­drejtë me shte­tasin Bledar Sinani. Në nën­tor të vitit 2025 ALB-STAR i shet aksionet e kazi­nosë kom­panisë GLG INVESTMENT.

Sipas doku­menta­cionit të depoz­i­tu­ar në QKB, rezul­ton se mar­rëvesh­ja fillestare mes ALB-STAR dhe GLG INVESTMENT është fir­mo­sur në gusht të vitit 2025 dhe më pas janë bërë kërke­sat pranë AMLF dhe Autoritetit të Konkur­rencës, për dhënien e mira­tim­it për ndryshimin e aksioner­it sipas për­cak­timeve ligjore. Kjo mar­rëvesh­je nuk ka të për­cak­tu­ar një çmim për këtë transak­sion ose mar­rëvesh­ja e plotë nuk është depoz­i­tu­ar ende në QKB.Kuadri ligjor aktu­al kërkon që AMLF të qartë­so­jë kush është pronari fun­dor për­fitues, të ver­i­fiko­jë burim­in e të ard­hu­rave për kri­jimin jo vetëm të kap­i­tal­it por edhe të shu­mave të tjera që do të duhet të investo­hen, pasi liçen­sa nuk mund ti jepet një indi­vi­di anon­im i cili nuk ka të ard­hu­ra të mjaftueshme për të ope­ru­ar në këtë fushë.

AMLF e dha mira­timin në kundër­sh­tim me kuadrin ligjor, pasi kjo ishte një kom­pani anon­ime, me zero his­torik dhe aktivitet në Shqipëri, por me kushtin që të hiqej toka në pronësi të ALB STAR si kap­i­tal aksion­ar, dhe të zëvendë­so­hej me një tjetër tokë në pronësi të GLG INVESTMENT shpk. Këtu sit­u­a­ta bëhet edhe më fla­grante dhe krim­i­nale.

Sipas doku­menta­cionit të depoz­i­tu­ar në QKB rezul­ton se pasuria në pronësi të GLG është:

Pasuria llo­ji Pyll, numër pasurie 118/9, ZK. 1522, me sipër­faqe 275,550 m² ndod­hur në Draç (Kepi i Rodonit), Dur­rës e cila vlerë­so­het sipas rapor­tit të vlerësim­it har­tu­ar nga eksper­ti vlerë­sues Ing. Eno Kume bashkëngji­tur këtij vendi­mi, në vlerën 2,556,732,008.00 Lekë, rreth 26 mil­ionë euro.

Ekspertët tanë inves­tiguan dhe më tej për origjinën dhe kohën që GLG e kishte blerë tokën, si dhe vlerën e saj.

Në aktin e eksper­tit Eno Kume, të datës 19.06.2025 rezul­ton se: pasuria e llo­jit Pyll, me sipër­faqe 275,550 m², është blerë nga GLG INVESTMENT në datën 09.04.2025, në vlerën 32.239.350 lekë, rreth 320.000 euro.
Sub­jek­ti GLG është pajisur me çer­ti­fikatë pronësie në datën 29.05.2025, pra më pak se 2 muaj më pas.
Vlera me të cilën është blerë prona është 117 lekë për m2, pra 1.2 euro/m2.
Vlera 117 lekë është çmi­mi i ref­er­encës së tokës në atë zonë.
Po sipas doku­menta­cionit të ASHK, i cili gjen­det bashkëlid­hur Rapor­tit të Vlerësim­it, rezul­ton se në kartelën e kësaj pasurie është regjistru­ar dhe një kon­tratë sipër­mar­rje­je për ndër­tim me kom­pan­inë Pre­mi­um Finance Invest, me pronar indi­rekt shte­tasin Bledar Sinani.
Ekspertët tanë inves­tiguan dhe më tej dhe rezul­toi se kjo pronë është pjesë e një vendi­mi për kthim prone të Gjykatës së Apelit Dur­rës. Prona në total ka qenë mbi 1 mil­ion m2, në Kepin e Rodonit, e cila është cop­tu­ar në disa pjesë me kon­tra­ta shit­bler­je me çmime fik­tive.
GLG Invest­ment e ka blerë këtë pronë tek shte­tasi Çlir­im Muhamet Tahiri, i cili e ka blerë nga një tjetër shte­tas, dhe të gjitha këto transak­sione janë kry­er me çmimin e ref­er­encës.
Ndërko­hë kur vetë vlerë­sue­si flet për shifra nga 95 euro deri 130 euro për m2 në atë zonë.Pra këtu është e qartë ske­ma.

Me vendime të dyshim­ta gjykate, për­fi­to­hen mil­iona metra katrorë tokë, kjo pronë më pas për të hum­bur gjur­mët ndryshon disa herë pronës­inë, dhe në fund i jepet GLG INVESTMENT. Mbi të gjitha po sipas bilanceve të GLG INVESTMENT kjo shumë nuk është paguar, por shoqëria e ka ende detyrim. Për të për­fi­tu­ar liçen­sën e kazi­nosë, një tokë 275.000 m² në Kepin e Rodonit, që u ble në vlerën 320.000 euro, pas 2 mua­jsh rivlerë­so­het me një akt vlerësi­mi në vlerën 26.000.000 euro. Mrekul­li ekonomike e padëgjuar askund në botë, të cilën as Taulant Bal­la nuk e shp­je­gon dot.

E që të jem i qartë: është kry­er një raport vlerësi­mi, është për­dorur për të rrit­ur kap­i­tal­in e kom­panisë, në mënyrë që AMLF të jepte mira­timin për të kalu­ar nga aksioneri ALB-STAR te aksioneri GLG Invest­ment.
Përtej veprimeve të AMLF, Autoritetit të Konkur­rencës, Drej­torisë së Pastrim­it të Par­ave, të cilat kanë çer­ti­fikuar këtë skemë të kun­draligjshme, një tjetër insti­tu­cion del i përf­shirë, dhe ai është Komiteti i Inves­timeve Strategjike, i drej­tu­ar nga vetë Edi Rama.

Sa kon­stat­u­am dhe më lartë në këtë mate­r­i­al në kartelën e pasurisë ishte regjistru­ar një kon­tratë sipër­mar­rje me kom­pan­inë Pre­mi­um Finance Invest shpk. Kjo shoqëri ka si aksion­er Poëer Invest e themelu­ar në Aus­tri. Në vitin 2021 Poëer Invest është përthithur nga shoqëria SIG Hold­ing GMBH e Bledar Sinanit.

Në kor­rik të vitit 2021, Komiteti i Inves­timeve Strategjike, me Vendimin NR. 6/5, datë 15/07/2021, ka ven­do­sur të japë mira­timin si investi­tor strategjik për një inves­tim në Kepin e Rodonit.

Deri më sot masa e shpronësim­it për ndër­timin e një kom­plek­si pri­vat vilash nuk i është dhënë asnjë investi­tori tjetër përveç Bledar Sinanit dhe pikër­isht në zonën e Kepit të Rodonit.

Pra Edi Rama, vetëm për shte­tasin Bledar Sinani, pikër­isht mbi këtë tokë, ka mar­rë vendim se nëse prona pri­vate nuk i jepet me vull­net klien­tëve të tij, kryem­i­nistri ua merr pronarëve me anë të shpronësim­it për “Interes Pub­lik”. Ky favoriz­im nuk është bërë për asnjë kom­pani tjetër ven­dase apo të huaj deri më sot në Shqipëri.

Pra deri këtu është e qartë ske­ma sesi mer­ren liçen­sat e kazi­nove, si të gjitha autoritetet mbyl­lën sytë, e sig­ur­isht këto kom­pani nuk favorizo­hen vetëm për liçen­sa kazi­nosh, por edhe me leje ndër­ti­mi, e deri te dhë­nia e sta­tusit të investi­torit strategjik për të mar­rë pronën, jo vetëm pub­like, por edhe të shqip­tarëve që nuk duan të fir­mosin me ta.

Kush fshi­het pas GLG INVESTMENT?
Përse u për­dor kjo kom­pani kur Bledar Sinani dhe Adria Enter­tain­ment kanë disa kom­pani të tjera, që mund të blin­in aksionet e ALB-STAR ligjër­isht dhe pa për­dorur pres­ta-nome? A fshi­hen vërtetë këta shte­tas pas këtij transak­sioni?

Për këtë arsye anal­izuam kom­pan­inë GLG INVESTMENT.

GLG INVESTMENT është themelu­ar në mars të vitit 2024, me aksion­er shte­tasin Ger­ti Shkëlqim Lumani.Në nën­tor të vitit 2024, ky shte­tas me nën­shtetësi amerikane, ia shet aksionet kom­panisë LAKE HORIZONT LLC, e regjistru­ar në shtetin WYOMING (OFFSHORE), më 02.05.2024. Për këtë kom­pani nuk ka të dhë­na për aksion­erët fun­dor pasi është e regjistru­ar off­shore. Kuadri ligjor aktu­al për­cak­ton se për aksion­erë të cilët zotëro­jnë mbi 25% të kap­i­tal­it në një shoqëri të regjistru­ar në Shqipëri, do duhet të depoz­i­to­hen të dhë­nat për aksion­ar­in fun­dor. Nëse kerko­jmë në QKB të dhë­nat për shoqërinë GLG INVESTMENT rezul­ton se, aksioneri i vetëm që zotëron 100% të sub­jek­tit LAKE HORIZONT LLC, është shte­tasi Venezue­lan Joselis­es Maradey Mar­quez.

Kërkuam të dhë­na të tjera për kom­pan­inë LAKE HORIZONT LLC dhe aksioner­in e saj. Sipas faqes zyrtare të shtetit të Ëyoming, rezul­ton se Joselis­es Mar­quez cilë­so­het si “ORGANIZER” por jo si aksioneri i kësaj kom­panie.

Sa i për­ket shtetasit/aksionerit Joselis­es Maradey Mar­quez, nuk rezul­ton të gjen­den të dhë­na për ndon­jë aktivitet ekonomik apo cv e pub­likuar në fushën e lojrave të fatit, apo edhe sek­torë të tjerë që ti sig­uro­jnë atij finan­ca të mjaftueshme për të inves­tu­ar në kom­pani, sipas kritereve ligjore.

Pra është e qartë se kjo kom­pani është kri­juar off­shore, me pronarë fik­tiv, vetëm për të fshe­hur pronës­inë e vërtetë.

Për tu thel­lu­ar më tej mblod­hëm të dhë­na për shte­tasin Ger­ti Shkëlqim Lumani, i cili jeton në Troy Michi­gan. Babai i tij, shte­tasi Shkëlqim Lumani, nga një doku­ment zyr­tar amerikan, rezul­ton si palë e lid­hur me shte­tasin Gert Haka.

Dhe këtu mbër­ri­jmë tek pika kyçe e të gjithë kësaj skeme kor­rup­tive.

Gert Haka, një shte­tas shqip­tar, i cili më parë ka jet­u­ar në Troy Michi­gan, aty ku ka jet­u­ar dhe Ols Rama, që prej vitit 2013 është rik­thy­er në Shqipëri dhe shoqëron kudo mikun e ngushtë Olsi Rama.

Miqësia e tyre jo vetëm që dihet nga të gjithë në Tiranë, por fak­to­het lehtë­sisht dhe prej fak­tit që ky shte­tas e shoqëron Ramën kudo. Gert Haka ishte shoku që Olsi shpre­het në emi­sion në Top Chan­nel se e shoqëroi në Ser­bi në vitin 2014, kur luante kom­bë­tar­ja jonë, edhe pse në atë ndesh­je u lejuan vetëm 40 shqip­tarë. Gert Haka është njeriu që shfaqet edhe në fotot e djalit të Olsi Ramës kur viziton Shqipërinë. Gert Haka është ai që shoqëron Olsin dhe në ndesh­jet e Par­ti­zan­it

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading