news

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Celibashi: Të sanksionohet qartë ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet!


Keqpër­dori­mi i burimeve shtetërore dhe shkrir­ja e vijës ndarëse mes shtetit dhe par­tisë në pushtet, të evi­den­tu­ara si prob­lematikat krye­sore në raportin e fun­dit të OSBE/ODIHR-it, kërko­jnë një adres­im të men­jëher­shëm. Ky është vlerësi­mi i kreut të KQZ-së, Ilir­jan Celibashi.

Ai kërkon që refor­ma e ardhshme zgjed­hore të for­co­jë garancitë ligjore në këtë drej­tim dhe u paraqet palëve poli­tike pesë propoz­ime konkrete.

I pari është për­cak­ti­mi i qartë në Kodin Zgjed­hor i nocionit “burime admin­is­tra­tive dhe/ose shtetërore”.

“Ky nocion duhet të përf­shi­jë fondet pub­like, asetet pub­like, autom­jetet shtetërore, ndërte­sat pub­like, per­son­elin e admin­is­tratës, sis­temet elek­tron­ike të insti­tu­cion­eve, bazat shtetërore të të dhë­nave, faqet zyrtare të insti­tu­cion­eve pub­like dhe funk­sion­arëve, plat­for­mat insti­tu­cionale në rrjetet sociale, fushatat e komu­nikim­it pub­lik, aktivitetet cer­e­mo­ni­ale, pro­gram­et pub­like dhe çdo autoritet tjetër insti­tu­cional që rrjedh nga ushtri­mi i funk­sion­it pub­lik. Një përku­fiz­im i tillë duhet të ven­doset drejt­për­drejt në Kodin Zgjed­hor dhe jo të jetë pjesë e akteve nën­ligjore” tha Ilir­jan Celibashi.

Celibashi kërkon gjithash­tu që Kodi i ri Zgjed­hor të sank­siono­jë qartë parim­in e ndar­jes mes shtetit dhe par­tisë në pushtet.

“Në shumë vende të OSBE-së ky është një parim me vlerë kushtetuese ose ligjore. Edhe në legjis­la­cionin shqip­tar duhet të ecet në këtë drej­tim. Një dis­poz­itë e tillë do të shër­bente si nor­më bazë mbi të cilën do të ndër­to­hej i gjithë sis­te­mi i kon­trol­lit admin­is­tra­tiv” shtoi ai.

Edhe pse Kodi Zgjed­hor parashikon një mora­to­ri­um katër­mu­jor për ndal­im­in e pro­movim­it të disa veprim­tarive pub­like që mund të kri­jo­jnë avan­tazh për part­inë në pushtet, Celibashi kërkon që kufi­jtë e këtyre aktiviteteve të për­cak­to­hen edhe më qartë.

“Të për­cak­to­het qartë se gjatë peri­ud­hës zgjed­hore, përveç rasteve të domos­doshme për interes pub­lik ose emergjen­cave, nuk lejo­hen inau­gurimet e veprave pub­like, cer­e­monitë pro­movuese të inves­timeve pub­like, aktivitetet për prezan­timin e pro­jek­teve të reja të finan­cuara nga bux­heti i shtetit, shpall­ja e ske­mave të reja të sub­ven­cion­eve apo granteve, si dhe shpërn­dar­ja cer­e­mo­ni­ale e akteve admin­is­tra­tive indi­vid­uale, kur kjo nuk dik­to­het nga detyrime ligjore ose afate të pash­mang­shme.

Gjithash­tu, duhet të ketë parashikime që ndalo­jnë pub­likimin e veprim­tarisë së insti­tu­cion­eve pub­like gjatë një peri­ud­he të cak­tu­ar, me për­jash­tim të rasteve kur kjo ka për qël­lim informimin e pub­likut për një çësht­je konkrete” tha kreu i KQZ-së

“Nuk ka pse të medi­a­ti­zo­hen në çdo for­më inspek­timet e punimeve pub­like, edhe kur ato janë vërtet të tilla” shtoi ai

Celibashi propo­zon gjithash­tu një rreg­ul­lim të posaçëm për komu­nikimin insti­tu­cional në faqet zyrtare të insti­tu­cion­eve, rrjetet sociale, fushatat pub­like të komu­nikim­it, mate­ri­alet audiovizive të finan­cuara nga fondet pub­like dhe komu­nikimin dix­hital insti­tu­cional, pasi sipas kreut të KQZ-së, është shndër­ru­ar në for­mën më të sofistikuar të për­dorim­it të burimeve admin­is­tra­tive.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading