news

Nis procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmon Xhuliano Xhaferraj: Tafani pinte drogë edhe në burg…

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme pro­ce­si gjyqë­sor ndaj Laert Hax­hiut.

Siç rapor­ton gaze­tar­ja Ani­la Hox­ha, Laert Hax­hiu ka paraqi­tur një deklaratë me shkrim, përmes së cilës njofton gjykatën se nuk dësh­i­ron të mar­rë pjesë në pro­cesin gjyqë­sor.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se pra­non të për­faqë­so­het nga avokatët e tij mbro­jtës, Detar Hysi dhe Dri­tan Jahaj. Gjyka­ta bëri me dije se pro­ce­si ndod­het në fazën e mar­rjes në pyet­je të dësh­mi­tarëve.

Në seancën e sotme janë paraqi­tur gjith­sej 12 dësh­mi­tarë, të cilët pritet të dësh­mo­jnë në kuadër të shqyr­tim­it gjyqë­sor ndaj të pan­de­hu­rit.

Pro­ce­si vijon me admin­istrim­in e provave dhe dëgjimin e dësh­mi­tarëve të thirrur nga gjyka­ta.

Burgjet sjellin si dësh­mi­tar Xhu­liano Xha­fer­ra­jn, i cili dësh­mon për vras­jen e vël­lait të tij, Frid­man Xha­fer­raj, i gje­tur i vdekur më 13 qer­shor 2021 në një rez­ervuar në Korçë, sipas ver­sion­it zyr­tar të prokuror­isë.

Gjyka­ta: Në këtë pro­ces keni edhe cilës­inë e vik­timës. Sot jeni thirrur si dësh­mi­tar ndaj Laert Hax­hiut.

Gjyka­ta: A keni qenë më parë i dënuar?

Dësh­mi­tari: Po, për vjed­hje.

Gjyka­ta: Po tani?

Dësh­mi­tari: Po, jam në Bur­gun e Fier­it për vjed­hje.

Prokurori i SPAK: Zoti Xhu­liano, fale­minder­it që keni ard­hur. Ju jeni këtu për të dësh­muar për vras­jen e vël­lait tuaj, Frid­man Xha­fer­raj.

Xhu­liano Xha­fer­raj: Isha në burg, më çuan në komis­ari­at dhe më pyetën: “A ke folur, a di gjë?” E ver­i­fikuan. Pas disa orësh e gjetën që ishte im vël­la.

Prokurori i SPAK: Të nxorën nga bur­gu?

Dësh­mi­tari: Atë ditë u liro­va me urd­hër lir­i­mi, sepse e mbaro­va dën­imin. Nuk kisha mar­rë vesh gjë. Kur vaj­ta në shtëpi, pashë policët që po bënin kon­troll.

Prokurori: Kur u lirove, ku shkove?

Dësh­mi­tari: Te shtëpia e vjehrrit.

Prokurori: A e kishin mar­rë vesh prindërit?

Dësh­mi­tari: Nuk i kam prindërit.

Prokurori: Po vël­lai Frid­man ku jetonte?

Dësh­mi­tari: Ai kishte ikur. Më kishte thënë se ishte jashtë. Kisha rreth 20 ditë që më kishte thënë në burg se do të ikte jashtë shtetit, në Itali. Unë isha ndarë dhe isha me fëmi­jët e me nusen, ndaj ai nuk më tre­gonte shumë. Ne ishim tre fëmi­jë: unë, Frid­mani dhe Alek­san­dri. Atij i kishin pre­rë djemtë biletën dhe në Elbasan ishin ndarë. Ishte bashkë me Lul Spahinë dhe Kristi Bix­herin. Këta emra m’i ka thënë vël­lai tjetër. Kur Frid­mani ishte gjal­lë, ishte me këta. Vël­lai i vogël e la Frid­manin me Lulin dhe Kristin në Elbasan dhe ishte larguar. Frid­mani do të ikte në Gre­qi.

Dësh­mi­tari: Kaq di. Nuk di gjë tjetër, sepse kam qenë në burg.

Prokurori: Kur t’i tha këto vël­lai, t’i tha në burg apo te shtëpia e vjehrrit?

Dësh­mi­tari: M’i tha te shtëpia e vjehrrit.

Prokurori: Kush men­don se e vrau vël­lain tënd?

Dësh­mi­tari: Nuk e di. Qamili, babai i Laer­tit, më ka thënë nga afër se ata nuk kishin fare dorë, sepse i kemi tokat afër. Më foli në rrugë dhe më tha: “S’ka dorë djali im.” Unë iu përgjig­ja: “Nuk di gjë.”

Dësh­mi­tari: Unë e pyeta se çfarë kishte ndod­hur, sepse mora vesh që ishte për­folur se kishte qenë me Laertin. Kësh­tu flitej në Lush­n­jë. Unë nuk di gjë fare.

Dësh­mi­tari: Fjalët në Lush­n­jë ishin hapur se urdhrin për ta vrarë e kishte dhënë Laer­ti. Unë kam parë punët e mia.

Dësh­mi­tari: Unë nuk ia nji­h­ja shoqërinë, sepse jam famil­jar. Di që vël­lai kon­sumonte lëndë narkotike, me sa di unë kokainë dhe hashash. Me sa dija, edhe ka shi­tur. Me sa di unë, e kanë shoqëru­ar njëherë për kundër­sh­tim të poli­cisë. Ka bërë nja tre herë burg dhe ka qenë edhe në Peqin. Nuk e mbaj mend mirë, por di që qën­droi 11 ditë. Më kuj­to­het se iu gjet edhe fle­ta e Burgut të Peqinit dhe nga ajo fletë u identifikua.Prokurori: Sot, a di të thuash pse e kanë vrarë?

Dësh­mi­tari: Me të dëgjuar e kam që është muha­bet për drogë dhe armë, por nuk jam i sig­urt.

Prokurori: A ke dëgjuar për Artan Tafanin?

Dësh­mi­tari: Po, e njoh. Kemi qenë në burg në Rro­gozhinë. Veç kësaj, kur dil­nim xhi­ro, luanin edhe fëmi­jët me njëri-tjetrin.

Prokurori: Ti vetë ke për­dorur drogë?

Dësh­mi­tari: Jo, jo. Ndon­jë cig­a­re, shumë rral­lë.

Prokurori: Në dijen­inë tënde, a e ka njo­hur vël­lai yt Artan Tafanin?

Dësh­mi­tari: Po, e ka njo­hur, sepse e ka pasur edhe ai në burg në Rro­gozhinë.

Detar Hysi, avokat i Laert Hax­hiut: A e nji­h­ni shte­tasin Laert Hax­hia?

Dësh­mi­tari: Po.

Detar Hysi: Çfarë mar­rëd­hëniesh keni?

Dësh­mi­tari: Babai im me babanë e tij kanë mar­rëd­hënie miqë­sore.

Avokati: A ju ka viz­itu­ar ndon­jë nga famil­jarët e Laert Hax­hisë?

Dësh­mi­tari: Jo.

Avokati: Pse men­doni që e ka bërë Laert Hax­hia?

Dësh­mi­tari: Jo, nuk jam fare i bindur që ta ketë bërë Laer­ti. Nuk e besoj fare.

Avokati: Deklaru­at që Tafani kon­sumonte drogë?

Dësh­mi­tari: Po, kon­sumonte të gjitha, edhe “të kuqe”. E kam parë vetë në burg, edhe në Bur­gun e Rro­gozhinës.

Avokati: Domethënë, Tafani është një për­dorues i rreg­ullt i drogës?

Dësh­mi­tari: Po.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading