news

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti arma”, dëshmon kushëriri i Albi Bashaliut: U vra para lokalit tim

Një autom­jet “Audi” me xhama të errët, dy per­sona bren­da dhe një autor me maskë që qël­loi disa herë ndaj Albi Bashal­i­ut. Këto janë deta­jet që ka rrë­fy­er para GJKKO-së Sami Bashal­iu, kushëriri i vik­timës, për ngjar­jen e ndod­hur më 27 dhje­tori 2021 në fshatin Gjo­caj të Peqinit.

Sipas dësh­misë së tij, gjithç­ka ka ndod­hur pranë lokalit që ai kishte për­para banesës, ku një per­son ka zbrit­ur nga autom­jeti dhe pasi ka shkëm­by­er disa fjalë me Albi Bashal­i­un ka qël­lu­ar me armë.Pas pak, njëri nga per­son­at që zbri­ti nga mak­i­na i flet Albi Bashal­i­ut, pas­taj kërci­ti arma.

Nuk e kisha parë ndon­jëherë si fytyrë, në fakt ishte me maskë.Sami Bashal­iu, kushëriri i vik­timës: Pranë lokalit tim ka ndod­hur një vras­je para 3–4 vitesh, për­para Vitit të Ri. Unë kam një biznes të vogël për­para shtëpisë në fshatin Gjo­caj të Peqinit. Atë ditë binte shi në mëngjes.Ishte një autom­jet aty me xhama të errët, me tar­ga shqiptare, tip Audi ngjyrë e bard­hë. Më thotë gru­a­ja që është një mak­inë aty, unë u afro­va por nuk pashë njerëz.Ai gjua­jti 2–3 herë. Ata djemtë që ishin ulur në lokal u trem­bën, u ngritën dhe ikën. Ishin dy per­sona në autom­jet, por vetëm njëri prej tyre gjuajti.Në seancë ka dësh­muar edhe vël­lai i vik­timës, Leonard Bashal­iu, i cili është trans­portu­ar nga IEVP Peqin drejt GJKKO-së. Ai aktu­al­isht vuan dën­imin për vras­jen e Ylber Xhahysës, vël­lait të Albert Xhahysës.

Leonard Bashal­iu deklaroi se në kohën kur u vra vël­lai i tij ndod­hej në burg dhe e kishte mësuar lajmin nga tele­vizioni. Ai tha se nuk ka dijeni se kush mund të ketë kry­er ekzekutimin.Leonard Bashal­iu, vël­lai i vik­timës: Vël­lai im është vrarë më 27 dhje­tor 2021. Unë kam qenë në burg kur është vrarë vël­lai, në IEVP Elbasan. E mora vesh nga tele­vi­zori që ishte vrarë Albi.

Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike, nuk kërko­va takim me njeri. Erd­hi më takoi mami, më pa si isha me shën­det. Nuk folëm për ngjar­jen, çfarë të flis­nim?

Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vël­lain tim. Unë kam qenë në burg për vras­jen e Ylber Xhahysës. Unë e kam vrarë Ylber Xhahysën, e kam pran­uar krim­in, kam shpre­hur pen­desë dhe kam mar­rë dën­imin.

Albert Xhahysa ka dy djem, ka dhe një vël­la që e njoh, Eduar­tin, edhe të atin e njoh. Djemtë e tij nuk i njoh, i kam lënë të veg­jël, Enrikun dhe Roshin. Nuk më ka ard­hur ndon­jë sin­jal se kush mund ta ketë vrarë vël­lain.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading