news

Nuk i mbijetoi plagëve, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në Lezhë

Ka ndër­ru­ar jetë në Spi­tal­in e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjo­ka, i cili ishte plago­sur rëndë në një aksi­dent rru­gor të ndod­hur më 4 kor­rik në aksin Lezhë–Milot. I moshuari u për­plas nga një autom­jet tek­sa lëvizte me biçik­letë pranë kryqëzim­it të Rriles.

Pas aksi­den­tit, 71-vjeçari fil­lim­isht u trans­portua në Spi­tal­in Rajon­al të Lezhës për të mar­rë ndih­mën e parë mjekë­sore dhe më pas u dër­gua me urgjencë në Spi­tal­in e Traumës në Tiranë, ku qën­droi nën kujdes të spe­cial­izuar. Pavarë­sisht për­p­jek­jeve të mjekëve, ai nuk arri­ti t’u mbi­je­to­jë plagëve të mar­ra.

Pas ngjar­jes, drejtue­si i autom­jetit tip “Benz” me tar­ga të Kosovës u shoqërua dhe u ndalua nga Poli­cia. Hetimet vijo­jnë për zbard­hjen e plotë të rrethanave të aksi­den­tit dhe për­cak­timin e përgjegjë­sive.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading