news

Paqja fiskale/ 19 biznese marrëveshje me Tatimet, kryeson sektori i tregtisë, ja kur rihapen aplikimet

Admin­is­tra­ta tati­more ka final­izuar lid­hjen e 19 mar­rëvesh­jeve me biz­ne­set që kanë aplikuar për ‘Paqen Fiskale’. Në total për këtë vit të parë zba­ti­mi ishin 62 aplikime, ndër­sa drej­tori i Tatimeve Ilir Binaj thotë se sek­tori i tregtisë mban num­rin më të lartë të mar­rëvesh­jeve të fir­mo­sura. (tab)

“Për një total prej 19 mar­rëvesh­jesh, kemi në tregti tetë, në shër­bime tre, në prod­him katër dhe në ndër­tim katër”, thotë Binaj.

Biz­ne­set e mëd­ha me xhi­ro mbi 14 mil­ionë lekë në vit që kanë fir­mo­sur mar­rëvesh­jen për­fi­to­jnë lehtësi fiskale dhe s’do të kenë kon­trolle nga inspek­torët.

“Një mundësi për tatim­pague­sit për t’u vetë for­mal­izuar duke për­dorur pra deklarim më të lartë të të ard­hu­rave të tyre dhe pas­taj kanë një incen­tivë 5%. Kjo shoqëro­het gjithash­tu edhe me pjesën e kufizim­it të kon­trolleve, tha Binaj.

Për paqen fiskale aplikimet ishin të hapu­ra deri më 5 qer­shor, ndër­sa drej­tori i Tatimeve thotë se për 2027–2028, aplikimet do bëhen në fil­lim të pril­lit.

“Paq­ja fiskale hapet përsëri mbas mbyll­jes së pasqyrave për vitin që vjen, pra mbas 31 mar­sit. Pra është një peri­ud­hë 15 ditore, pas­taj dhe një vit më pas, pra 2028-ën do ketë përsëri një 15 ditor, që do ofro­jmë paqen fiskale për të gjithë ata tatim­pagues që duan ta për­fi­toj dhe duan të for­mal­i­zo­hen në prag të inte­grim­it evropi­an”, thotë Binaj

Përmes mar­rëvesh­jes biz­ne­set nego­cio­jnë fitimin me admin­is­tratën tati­more kun­drejt një tati­mi më të ulët. Mbi fitimin e deklaru­ar të një biz­ne­si vjet, do të shto­het një marzh 18% për këtë vit, dhe çdo fitim që kalon pra­gun prej 18% do të tato­het me 5%.

Ndër­sa sa i takon fal­jes së detyrimeve dhe gjobave që biz­ne­set i kishin aku­mu­lu­ara ndër vite, janë fshirë automatik­isht nga regjis­trat e tatimeve 29.7 mil­iardë lekë dhe nga të doganave 505.4 mil­ionë lekë. Këto detyrime ishin më të vje­tra se 10 vite, dhe faleshin pa kushte.

Për kat­e­gor­inë tjetër me borx­he më të reja se 10 vite deri më tani janë fshirë 8.6 mil­iardë lekë nga tatimet dhe 168,5 mil­ionë lekë nga doganat, ndërko­hë që biz­ne­set kanë paguar një pjesë të detyrim­it të tyre.

Prak­tik­isht deri më tani kanë për­fi­tu­ar 165 mijë biz­nese, dhe vlera e detyrimeve të fshi­ra arrin në rreth 39 mil­iardë lekë ose 416 mil­ionë euro, ndër­sa ligji i fal­jes skadon në fund të këtij viti.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading