news

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët e para, kërkesa për dorëheqje ishte gabim

Min­istri i Kul­turës, Tur­izmit dhe Sportit Blen­di Gonx­h­ja ka komen­tu­ar prote­s­tat dhe sit­u­atën poli­tike në vend.

I ftu­ar në stu­dion e QUO VADIS në Vizion Plus, min­istri u shpreh se sis­te­mi ka nevo­jë për për­mirësime, por sipas tij, mënyra se si u kon­cep­tua lëviz­ja protestuese ishte e gabuar që në fil­lim.

Min­istri nën­vi­zoi se protes­ta humbi fokusin që në ditën e parë, pasi kra­has kërke­save konkrete ven­dosi si kusht edhe dorëhe­q­jen e kryeministrit.Gonxhja tha se mazho­ran­ca është e vetëdi­jshme se ka vend për kor­rigjime dhe se çdo prob­lem që shfaqet duhet adresuar.Pjesë nga bise­da:

Borakaj: A zhbëhet ky sistem?Gonxhja: Nuk mund të jemi ash­për me veten time apo me ne vetë, me mazho­rancën. Di që ka për­fundimisht vend për kor­rigjim. Ky është një pro­ces që ka një emër dhe ne e iden­ti­fiko­jmë si të parin e çdo gjë­je. Ndër­ti­mi i një lëviz­je­je dhe arsye­ja e një lëviz­je­je që nuk ngjit është tar­geti i protestës, që kur vë në kra­hasim Ramën me Berishën.

Nuk mund të dalësh të kërkosh të ndryshosh apo të zhbësh dy a tre pika, por të kërkosh edhe dorëhe­q­jen. Një lëviz­je që në ditën e parë ven­dos kushtet që do të arri­jë dhe, në rast se këto nuk zgjid­hen dhe nuk gje­jnë hapësirën e tyre, atëherë shko­het te dorëhe­q­ja.

Lëviz­ja është e gabuar. Ka një avari të mad­he që në ditët e para, e cila ka bërë të çalo­jë gjithë mekanizmi.Borakaj: Ata nuk janë dorëzuar.Gonxhja: Por fitor­ja nuk është dorëz­i­mi, është të arri­jë diku.

Borakaj: Men­donit se do të shkonte kaq gjatë? Sot është dita e 59.

Gonx­h­ja: Nëse qël­li­mi ka qenë që befas u zgjuam, na doli gju­mi dhe thamë se nuk e duam më Shqipërinë kësh­tu, një min­utë. Sepse para ca mua­jsh ka pasur zgjed­hje. Ne na peshon shumë që jemi me 83 man­date. Çdo gjë që ndodh këtu është për fajin tonë. Ne e dimë këtë gjë dhe ndërgjegj­ja jonë e di.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading