news

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për dosjen e AKSHI‑t, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj

Biz­nes­meni Ermal Beqiri është arrestu­ar në Francë, në kuadër të pro­ce­du­rave që lid­hen me dos­jen e AKSHI‑t. Ai ishte shpal­lur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ndaj tij ishte cak­tu­ar masa e sig­urisë “arrest me burg”.

Beqiri kon­sidero­het një nga per­son­at e përf­shirë në het­imin për çësht­jen e AKSHI‑t.

Sipas të dhë­nave para­prake, ai dyshohet se ka për­fi­tu­ar ten­derë nga Agjen­cia Kom­bëtare e Shoqërisë së Infor­ma­cionit dhe është për­men­dur në hetimet që lid­hen me këtë dos­je.

Biz­nes­meni është rapor­tu­ar gjithash­tu si per­son i lid­hur me ish-drej­tore­shën e AKSHI‑t, Mir­lin­da Karçanaj, e cila është pjesë e het­imeve të zhvil­lu­ara nga organet e drejtë­sisë.

Ndaj Ermal Beqir­it, Gjyka­ta kishte cak­tu­ar më herët masën e sig­urisë “arrest me burg”, ndër­sa ai ishte shpal­lur në kërkim. Arres­ti­mi i tij në Francë pritet të paso­het nga pro­ce­du­rat ligjore për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të për­bal­let me akuzat e ngrit­u­ra në kuadër të dos­jes së AKSHI‑t.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading