news

Shkeljet në tenderë me vlerë 1 mln euro, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Gjyka­ta e Posaçme ka shpal­lur dën­imin për gjashtë zyr­tarë të bashk­isë Div­jakë për shkel­je të barazisë në ten­dera, me vlerë 1 mln euro.

Konkretisht bëhet fjalë për Dor­jan Spa­hon, Sara Xhep­ën (Doko), Rokle­jd Malkon, Fatos Veli­un, Elbare­ta Nishicën dhe Vojsa­va Leçinin.

Për Spa­hon, Xhep­ën dhe Malkon, gjyka­ta ven­dosi fil­lim­isht dën­imin me nga 1 vit burg që me gjykim të shkur­tu­ar zbret në 8 muaj. Më pas ky dën­im është kon­ver­tu­ar në 120 orë shër­bim prove për secilin që duhet të kry­het bren­da 6 mua­jve.

I njëjtë ka qenë dën­i­mi me burg edhe për Veli­un, Nishicën e Leçinin, por janë lënë në liri me kusht për 16 muaj dhe heq­je të së drejtës për ushtrim­in e funk­sion­eve pub­like për 5 vjet.

Dënimet
Dor­jan Spa­ho 120 orë shër­bim prove
Sara Xhepa 120 orë shër­bim prove
Rokle­jd Malko 120 orë shër­bim prove
Fatos Veliu liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drej­ta e ushtrim­it të funk­sion­eve pub­like
Elbare­ta Nishi­ca liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drej­ta e ushtrim­it të funk­sion­eve pub­like
Vojsa­va Leçi­ni liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drej­ta e ushtrim­it të funk­sion­eve pub­like

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading