news

“Shkencëtarët që dinin të vërtetën për COVID-19 u eliminuan”, Prifti: Çfarë është projekti “DEFUSE” dhe si rashë në gjurmët e tij

TIRANË- Kar­di­o­logu i njo­hur Edvin Prifti, në një inter­vistë për gaze­tarin Çim Peka, iu ka qën­dru­ar deklaratave të tij se të gjithë mjekët dhe shkencë­tarët që dinin të vërtetën për Covid 19 janë eleminuar njëri pas tjetrit. Gjatë inter­vistës të tij të gjatë, Prifti shpre­het se vetë ai ka qenë në dijeni të një pro­jek­ti ‘Defuse’, të cilin pre­tendon se e ka parë në vitin 2020 nëpër­m­jet një komu­niki­mi mes shkencë­tarësh ndërkom­bë­tarë.

Prifti rrëfen mënyrën sesi u përf­shi rastë­sisht në një kor­re­spon­dencë mes studi­uesve të njo­hur të fushës së virologjisë dhe shp­je­gon pikë­pam­jen e tij mbi përm­ba­jt­jen e këtij doku­men­ti. Ai pre­tendon se bëhej fjalë për një pro­jekt kërki­mor që lid­hej me manip­ulim­in gjenetik të koron­aviru­seve dhe se pub­liki­mi i tij më vonë hapi debate ndërkom­bëtare mbi origjinën e pandemisë.Këtë dua ta sqarosh pak për pub­likun. Çfarë ishte ky email?Edvin Prifti: Në atë, në atë email në mënyrë shumë gjen­uine, shumë naive mbase dhe të pafa­jshme, ai që e dër­goi dhe ai u elimin­ua i pari, pro­fe­sor Frank Plum­mer ë me të cilin unë kisha bashkëpunuar në një pro­jekt të kirurgjisë gjenetike në vitin 2003–2004 në Toron­to. Ai është kanadez.Dhe neve kishim pro­jek­ti ishte mo ta mo ekskluzivisht pro­ce­si i Astrazenecës, i vaksinës Astrazeneca por që ne nuk e për­dorn­im për këtë gjë, por e për­dorn­im për ripop­ul­lim­in e zon­ave të infark­tu­ara të zem­rës së njeri­ut me qeliza të gjal­la. Dhe ky ishte per­soni, biologjist moleku­lar që e bënte këtë pro­ces dhe ne që aty kishim njo­hje.

Pas­taj më pas në vitin 2011 ai u bë një nga shkencë­tarët më të mëd­henj në botë të grupit të koron­aviru­seve dhe ishte drej­tori i Win­nipeg Lab­o­ra­to­ry në Ontario, që ishte i vet­mi lab­o­ra­tor BCL5 në Kana­da. Mos har­ro­jmë që në vitin 2003 Covi­di i parë ose SARS-COV i parë ra pikër­isht në Sun­ny­brook ku ishim, në South Col­lege, në të njëjtin spi­tal ku unë puno­ja në Toron­to në atë kohë.Dhe ky ishte një njeri shumë i për­gat­i­tur për këtë gjë. Dhe kur ndod­hën gjërat, kur shiko­ja që njerëz­it në Wuhan që duke prit­ur auto­busin binin dhe vdis­nin, unë kë do pyes­ja? Me kuri­ozitetin tim prob­lematik siç rezul­ton, unë i shkru­aj një email pro­fe­sorit në fjalë, ish kolegut tim më i vjetër se mua sig­ur­isht, edhe një herë, dy herë, tre herë, siç duket e bezdisa me këto emailet per­son­ale dhe ai më fut në një listë emailesh. Të një grupi të ngushtë të bashkëpunë­torëve dhe të miqve të tij që ai dëshi­ronte t’i infor­monte mbi të rejat e para.

Të gjithë mjekë?Edvin Prifti: Të gjithë mjekë. Edhe është i pari i cili bëri hartën gjenetike të Covid­it që e zbu­loi që në janar të vitit 2020. Dhe na dër­gon një pro­jekt, pro­jek­ti Defuse quhet. Unë e lex­o­va, e kup­to­va që ishte prob­lematik, dhe nuk kam bërë as kam folur pub­lik­isht, as e kam dër­guar në vende të tjera me emaile apo e tjerë e tjerë. Thjesht unë isha një nga indi­vidët rastë­sorë.

Pra ju mësu­at diç­ka që s’duhet ta dinit.

Edvin Prifti: Po sig­ur­isht. Pro­jek­ti Defuse ishte pro­jek­ti i vitit 2016, i prod­him­it të Covid­it në mënyrë arti­fi­ciale, ka emra, mbiem­ra, shkencë­tarësh, orga­ni­zatash, fon­da­cionesh, insti­tu­cionesh shtetërore amerikane në këtë pro­jekt dhe ky pro­jekt apliko­het për herë të parë në vitin 2017 në DARPA, ose ajo që është Defense Advanced Research Project Agency, që është kul­mi i shkencës botërore.

Dhe DARPA nuk e aprovon me disa jus­ti­fikime sepse dy drejtue­sit klinikë të pro­jek­tit ishin dy pro­fe­sorë, pro­fe­sor Ralph Bar­ic, që ishte pro­fe­sori i biologjisë moleku­lare në North Car­oli­na Uni­ver­si­ty dhe ishte ai që kishte bërë muta­cionet e koron­avirusit, muta­cionet e para, kishte patur 9 mini pan­de­mi, epi­de­mi të the­mi në North Car­oli­na në veri­un deri në vitin 2017 me koron­avirus.

Por koron­avirusi që ai kishte prod­huar nuk shpërn­da­hej me ajër, shpërn­da­hej vetëm me cërk­la. Tani donin ta bënin me ajër. Dhe DARPA nuk e aprovon sepse per­soni i dytë ishte një pro­fe­sore­shë kineze, Shi Zhengli, që ishte drej­tore­sha e Insti­tu­tit të Virologjisë në Kinë. Dhe në jus­ti­fikimin e DARPA‑s është që neve kemi infor­ma­cione që ky njeri është e lid­hur me shër­bimet sekrete kineze dhe nuk mundet që neve ta fusim në Fort Det­rick që ishte i vet­mi lab­o­ra­tor BCL6 i sig­urisë mak­si­male që është ushtarak.Dhe atëherë zotërin­jtë në fjalë gjetën hapësirën dhe e bënë në Ëuhan. Aty ku kishin ku kishin mundësi. Dhe sig­ur­isht ky pro­jekt nuk duhet të dilte. Ky pro­jekt ishte inici­mi në vitin 2024 tash­më çdo gjë që ndodh në Amerikë, në Sen­atin Amerikan, në shtëpinë e bard­hë, sot po të hyni edhe në ëeb­siten e Shtëpisë së Bard­hë është Lab Leak, është virusi është i prod­huar në mënyrë artificiale.Senati Amerikan ka dy vite e gjysëm që në prill të vitit 2024 që mer­ret me këtë çësht­je, bile javës që vjen është për herë të tretë a të katërt vjen Fau­ci për të dësh­muar. Dhe çdo gjë bazo­het, çdo dësh­mi apo dësh­mi­tar i thirrur apo çdo gjë ka, është në lid­hje me pro­jek­tin Defuse. Aq i rëndë­sishëm ishte ai që të mos të mos bëhej trans­par­ent. Dhe ai nuk u bë trans­par­ent.

Ai u bë trans­par­ent në vitin 2023 kur njëri nga këta kan­di­dat për çmim Nobel, Charles Lieber, nga këta 9 të arrestu­ar­it. Ai u arrestua fil­lim­isht, ja për shem­bull një gjë e ngjashme, u arrestua fil­lim­isht nga FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020 në mos gabo­hem shkurt mars.

Dhe u arrestua për shkëm­bim të mate­ri­aleve biologjike sekrete me Kinën. Dhe më pas u dënua me evazion fiskal për 30 mijë dol­larë sepse nuk u zbu­lua, akuza e parë nuk ishte e vërtetë. Dhe sig­ur­isht tani është shpal­lur i pafa­jshëm, ka mar­rë të tëra atributet dhe mund të jetë një nga ata per­son­at që e ka deklasi­fikuar këtë këtë pro­jekt.

Tash­më ky email nuk është vetëm tek ti, tani mund ta gjesh është pub­lik.

Edvin Prifti: Pro­jek­ti Defuse në vitin 2023, unë pata disa komu­nikime në atë moment. Por në të vërtetë nuk, nuk dëshi­ro­va të marr pjesë më në këtë, se ishte një gjë që më kishte shkak­tu­ar jashtëza­kon­isht shumë shqetësime.

Por në vitin 2023 ky pro­jekt u botua në një makineri të kërkim­it shken­cor që quhet Research­Gate, ku neve jemi anë­tarë dhe në Research­Gate ai u botua nga një unknoën source, pra nga një burim i pan­jo­hur. Pra, ju e kup­toni dhe vetë që kur ata që e pub­liko­jnë, e trans­me­to­jnë, duan të hum­basin gjur­mët, ju e kup­toni dhe vetë arsyen sepse ndodh kjo.Kardiologu u shpreh se të gjithë ata që kishin dijeni për pro­jek­tin “Defuse” janë eleminuar.

Prifti rrëfen gjithash­tu për kër­cënimet që pre­tendon se ka mar­rë ndaj tij dhe famil­jes së tij në fund të vitit 2020, për denoncimet që ka bërë në atë peri­ud­hë dhe për për­ball­jen e mëvon­shme me akuzat e ngrit­u­ra ndaj tij.

Ai ngre pre­tendime mbi mënyrën sesi janë tra­j­tu­ar kër­cënimet dhe hetimet, duke e lid­hur këtë me pro­cesin ndaj tij në SPAK. Inter­vista sjell një rrë­fim të tij mbi një peri­ud­hë të trazuar, ku ndërthuren kar­ri­era e tij ndërkom­bëtare, debatet mbi pan­dem­inë dhe për­plas­ja me drejtës­inë shqiptare.

Dok­tor cila është lista e këtyre mjekëve që ju ranë në dorë ky email? Këtyre 14 mjekëve që nuk jeto­jnë më pas kësaj?

Edvin Prifti: Po janë disa prej tyre, janë dy me origjinë kineze, pro­fe­sor Bing, Bim, Zhan Yu, është ai që pas­taj, Botikov që ishte ideatori, një nga ideatorët e Sput­nikut në Rusi, Pro­fe­sor Didi­er, Ark Burn­hart, pro­fe­sor i patologjisë. Ky për shem­bull, sa doli nga një inter­vistë ku kishte deklaru­ar diç­ka reale, të vërtetë, u aksi­den­tua. E aksi­den­tu­an. Po rasti më ekstrem ka qenë, pro­fe­sor dok­tor Butari, një major i Pen­tag­o­nit, e tjerë.

Tani që s’më vijnë emrat e tyre. Por më intere­san­ti ishte pro­fe­sor Bim nga Uni­ver­siteti i Pits­burgut sepse mbasi kishin ndod­hur tre-katër vdek­jet e para, Frank Plum­mer sig­ur­isht. Mbasi kishin ndod­hur tre-katër vdek­jet e para, pro­fe­sor Bim i irritu­ar shkon te rek­tori i Uni­ver­sitetit të Pits­burgut dhe i thotë, ‘nesër në orën 10:00 lajmëro kon­fer­encë shtypi me medi­at sepse unë dua të bëj pub­like të vërte­tat mbi çfarë po ndodh.’

Ka qenë, në mos gabo­hem, mua­ji mars, prill i 2020-ës. Dhe rek­tori kërkon kon­fer­encë shtypi dhe atë ditë në darkë dikush i futet në shtëpinë e pro­fe­sor Bim­it, e ekzeku­ton me tre plum­ba në gjoks dhe pas­taj ekzekutue­si u gjend i vetëvrarë bren­da mak­inës së vet 2 km nga ven­di i vras­jes së profesorit.Dhe poli­cia e Pits­burgut deklaroi që arsye­ja është se pro­fe­sor Bim ka patur një lid­hje jashtë­marte­sore me gru­an e vrasësit dhe ishte aq komike sepse të nesër­men gaze­tat domethënë mbas disa ditësh kur poli­cia dha këtë ver­sion, edhe një nga pro­fe­sorët e tjerë të Uni­ver­sitetit të Pits­burgut tha, deklaroi që ‘edhe në qoftë se kishte patur lid­hje jashtë­marte­sore me gru­an time, do pris­ja deri të nesër­men sa të dëgjo­ja sekretet dhe pas­taj ta vris­ja.’ Domethënë një ë, imp­likim përtej përtej çdo çdo norme dhe kon­spir­a­cioni.

Ju po thoni, ata që kanë reaguar pas këtij emaili nuk jeto­jnë më? Ata që e kanë lex­u­ar?

Edvin Prifti: Jo, të gjithë këtë, sepse ai emaili shkoi në 22 veta, dër­gue­si ishte i 23-ti. Unë nuk besoj që ata e kanë bërë for­ward gjëkun­di, sepse ngjar­jet u zhvil­lu­an shumë shpe­jt. Kësh­tu që si ata që e kanë lex­u­ar, si ata që, domethënë të gjithë ata që e morën këtë infor­ma­cion, patën paso­ja.

Po me dër­guesin çfarë ndod­hi?

Edvin Prifti: Ai u ekzeku­tua i pari.

Dër­gue­si.

Edvin Prifti: Frank Plum­mer, u gjend i vdekur në një dhomë hoteli në Nairo­bi në shkurt të vitit 2020. Ai ishte i pari.

Ju vetë jeni ndjerë i kër­cënuar gjatë kësaj kohe përveç asaj çfarë bëri SPAK‑u?

Edvin Prifti: Po. Po.

Në çfarë forme?Edvin Prifti: Po unë në fund të vitit 2020, u disa njerëz të cilët më kër­cënon­in me famil­jen, mua,  dhe unë atë kohë u shqetëso­va edhe i lajmëro­va. I shqetë­suar tele­fono­va atë që sot është min­istër i Drejtë­sisë, ishte zëvendës­min­istër i Brend­shëm, koman­dan­tin e poli­cisë, koman­dan­tin e Gardës, të gjithë. Të gjithë më thoshin ‘shko denon­co­je’. Dhe unë shko­va dhe e denon­co­va. Për hir të vërtetës u treguan kor­rekt në atë kohë. Për hir të vërtetës më vunë, domethënë, më thanë që edhe fëmi­jët do t’i vëmë në mbro­jt­je. Mbas denoncim­it nisi një pro­ces, por pro­ce­si tre­goi që per­son­at që ishin futur, që më kër­cënon­in mua me jetë, me se vajzat e mia e të tjerë e të tjerë, ishin per­sona të cilët kishin hapur çësht­jen në SPAK. Edhe këta per­sona, edhe këta per­sona kur unë i kam pyetur, ‘Po si ka mundësi juve toleroni kër­cën­ime të tilla?’ Edhe prokurori tha, ‘Po ka qenë i irritu­ar,’ edhe e ka thënë.

Po kër­cënue­sit tash­më i nji­h­ni?

Edvin Prifti: Abso­lutisht që atëherë i nji­h­ja, me emra e me mbiem­ra.

Janë këta që kanë bërë akuzat ndaj jush në SPAK?

Edvin Prifti: Janë ata që i kanë bërë akuzat. Dhe që SPAK‑u i ven­dosi në përgjim, dhe të dëgjosh kon­ver­sa­cionet që janë bërë tran­skriptet, janë nga më të papranuesh­met nga pikë­pam­ja njerë­zore, nga mënyrat si flasin, nga shar­jet, nga gjërat, njerëz me prece­den­të penalë.

Dhe ndaj tyre ka masë apo ka het­ime të tjera?

Edvin Prifti: Nuk ka asnjë het­im ndaj tyre.

Edhe pse jeni kër­cënuar?

Edvin Prifti: Abso­lutisht. Ja pra ju thashë, kur unë ua kam treguar që me mesazhe kër­cënimet, më tha, kanë qenë të irritu­ar pran­daj e kanë thënë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading